Fragmente nga fjala e poetit Musa Jupolli, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në manifestimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë , me emërtimin simbolik : “Shqipet e Mërgatës”, kushtuar familje të Heronjve të Koshares dhe gjithë Kosovës, në ditën e rënies heroike të Agim Ramadanit:
“Bashkatdhetarë të nderuar
Ju SHQIPET E MËRGATËS që erdhët n’ Atdhe pa asnjë hezitim për t’i nderuar Heronjtë e Atdheut, për t’i nderuar familjet e luftëtarëve të lirisë, ju ishit dhe jeni jo veç fjala e bukur poetike, po edhe roli i juaj i pa kontestueshëm për Lirinë e Kosovës!
***
Dy fjalë për tre luftëtaret që erdhën nga Franca, Italia dhe Algjeria dhe ranë në Betejën e Koshares.
Luftëtaret e lirisë janë ata që lidhin miqësi mes popujve
Të tillë ishin dhe mbeten në zemrat tona
Pallard Pierre nga Franca e Victor Hygos
Murad Ali nga Algjeria, nga Atdheu ku kishte lindur edhe Albert Camus
Françesko Bider, ku nip i Guizepe Garibaldit nga Italia mike, atje ku arbershët e shpirtit tanë ndihen si në atdheun e tyre.
(Francesco Bider, dove il nipote di Giuseppe Garibaldi viene dall’Italia amica, dove ili arbreshi della nostra-anima si sentono come nella loro patria).
Këta erdhën në atdheun e shqiponjave
Dhe ranë në fushëbetejë për lirinë e Kosovës
Të shkosh e të vdesësh në krahët e Lavdisë
Shpirti juaj, duke mbledhur lulet e historisë sonë
Flini në paqe luftëtarë të lirisë
Zemrat tona nuk do t› ju harrojnë
Atdheu i shqiponjave u jep bekimin!”.
“Veç dashnia e banë Shqipninë nuse”, na thotë Ernest Koliqi.
Agim Ramadani ra në fushë të betejës më 11 prill të vitit 1999 , duke luftuar për të çarë kufirin shqiptar- shqiptar në Koshare. Për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij Brigada 138 mori emrin e këtij dëshmori të lirisë.
Beteja e Koshares shënohet si beteja më krenare e historisë së Kosovës.
“Një strateg i rrallë”, thotë Komandant Rrustem Berisha, dhe vazhdon me fjalët e Agim Ramadanit: “Edhe një ushtar i vetëm të mbetet duhet të formohet ushtria deri në lirinë e Kosovës”, ja pra ky ishte vizionari Agim Ramadani me shokët të tij.
Familje të nderuara të dëshmorëve, familje e nderuar e Agim Ramadanit, bashkëluftëtar dhe ju bashkatdhetarë të lirisë së Kosovës me lejoni që në emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Veteranëve Brigadës 138 t’ju dëshirojmë mirë ardhje në këtë Orë Letrare kushtuar Heronjve të Koshares, kushtuar Heroit Agim Ramadanit!
Qoftë i bekuar Flamuri i paqes
Qoftë i bekuar ATDHEU YNË
Qoftë e bekuar Republika
LAVDI HERONJVE
_________________________________________