Atdhetari Avdyl Dura

Atdhetari, Avdyl Dura, së bashku me luftëtarë, për lirinë e atdheut, i pamposhtur gjerë në vdekje

Nga Sami ARIFI

Atdhetari, Avdyl Dura, u lind më 1893 ne fshatin Dura të komunës së Kaçanikut. Familja Dura-Zenuni kishin taban të lartë kombëtar të qëndresës heroike për lirinë e atdheut.

Familjarë të atdhetarit, Avdyl Dura, gjatë okupimit të trojeve shqiptare nga i ashtquajturi në popull “Bugari i Parë”, gjatë viteve 1915-1918, iu ishin internuan 16-të anëtarë të tyre në Kampin e Radovishtit, nga i cili Kamp janë kthyer të gjallë vetëm tri gra…

Gjatë vitit 1946, më saktësisht më 6 maj, arrestohen 25 anëtarë të familjes Dura, pra, nga pushtuesi serbo-sllav, komunist ku ndaj tyre tregohet represioni, dhe dhuna përbuzëse që i bëri okupatori jugosllav kësaj familje si kolektivitet, e jo si individ.

Nga kjo robëri duke mos mundur të jetohet, rebelohen vëllezërit Dura-Zenuni në kërkim të lirisë e të drejtave, jo vetëm të tyre, por të gjithë popullin shqiptar.

Avdyl Dura dhe Ramë Beka ranë dëshmor në fshatin Rakaj më, 28 qershor të vitit 1949, ata ranë për të mos vdekur kurrë, nga pushteti serbo-sllav në vendin e quajtur Hani i Ri në Rakaj të Ferizajt… U rretuan me ushtri e polici serbosllavo-çetnike. Atdhetarët Avdyl Dura dhe Ramë Beka ia kishin dhënë besën njëri tjetërit për mos me lënë shoqi-shoqin në duartë e shkjaut, ata gjatë luftës, me ushtrinë dhe milicinë sebosllave, në përpjekje për tu pozicionuar në pozicionin ku kishin, plagoset Ramë Beka, ndërsa Avdyl Dura pozicionohet, mirëpo Rama e thërret Avdylin si e kishim dhanë besën, atëherë Avdyli lëshon pozicioni, vrapon te Ramë Beka e ngarkon në shpinë për ta pozicionuar në vendin e duhur, por, rafali i ushtrisë dhe milicisë serbosllave i godet dytë mardhështorët të cilët ranë në përjetësi për të mos vdekut kurrë me besën shqiptare që i dhanë njeri tjetërit…

Familja Dura, pos vëllezërve, nxjerrë në shesh edhe veprimtarin e devotshëm të LNDSH-së, Hajredin Fazliajn, i cili ndërroi jetë në Burgun e Mitrovicës së Sremit, më 1952 dhe kurrë eshtrat e tij nuk janë kthyer në atdhe.

Krah Avdylit dhe vëllezërve të tij, vihet i pandalshëm Ramë Beka me mikun Sadikun, të cilët pushteti jugosllav ua merrte djemtë disa orë pa u hy dhëndër dhe më kurrë nuk i kanë kthyer as kufomat e tyre.

Të kesh këto sakrifica e mohim aq të lartë për liri, e të luftosh për t’i fituar ato, vërtet është një kontribut që duhet vlerësuar lartë të bërat e tyre për çlirimin e atdheut, është e domosdoshme së paku këta trima të përkujtohen përmes Akademisë Përkujtimore të institucioneve tona për heroizmin dhe qëndresën e tyre dinjitoze kundër forcave pushtuese serbosllavo çetnike.

Figurat e tilla, si Avdyli, Rama, Din Fazliu, duhet të jenë agjenda kalendarike për kujtimin e heroizmave të tyre – pa i anashkaluar as të tjerët, sado që të kenë bërë për Kosovën.

Aq më keq, tani e 66 vjet më parë, eshtrat e Avdyl Durës e Ramë Bekës janë në varreza të serbëve në Ferizaj, ku pushteti serb edhe në këtë formë e ka shprehur mllefin e urrejtjes ndaj këtyre dëshmorëve të atdheut. Kosova e lirë tani, ende nuk arriti dot t’i zhvarros këta dëshmorë të kombit shqiptar nga varrezat serbe (edhe pse janë bërë përpjekje nga familjarët e tyre) për t’i nderuar në varreza të bashkëluftëtarëve të tyre, ku do t’u ngrihet edhe ndonjë gurvarri për të pushuar të qetë, sepse pasardhësit e tyre – stërnipat së bashku me shumë atdhetarë tjerë e fituan lirinë, më 1999, të cilës i kishin paraprirë Avdyl Dura, Ramë Beka, Islam Brava, Hajredin Fazliaj, Sadik Tusha, Din Hoxha, e shumë të tjerë.

Lavdi atdhetarit Avdyl Dura dhe të gjithë luftëtarëve që ranë në përjetësi për lirinë e atdheut.