“Apeli 215”

Nga Sami ARIFI

“Apeli 215” i grupit të intelektualëve të Kosovës dhe futja në grevë e minatorëve ishte për të penguar tendencat hegjemoniste të politikës serbe

 Shkruan: Sami ARIFI

Duke vrejtur tendencat e hegjemonisë së politikës serbe ndaj Kosovës, posaçërisht për ndryshime kushtetuese, me të cilat ndryshime Serbia donte ta gllabronte popullin shqiptar, i guximshëm ishte “Apeli i 215” i grupit të intelektualëve të Kosovës, i cili i bëri thirrje Kuvendit të Republikës Socialiste të Serbisë dhe Kuvendit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë që mos të prekeshin parimet themelore të Kushtetutës së vitit 1974, apeli iu drejtua dy Kuvendeve që t’iu bëhet i njohur qëndrimi për mosndryshimin e thelbit Kushtetues të vitit 1974.

Për mosndryshimin e Kushtetutës ë vitit 1974 dhe për dorheqjen e ca shërbëtorëve shqipfolës të Serbisë. Minatorët u futën në grevë në horizonte të thella të Trepçës më 21-28 shkurt 1989, ata ishin shndërruar në heronj të mbrojtjes së autonomisë, por që nuk solli ndryshime nga se ata u tradhtuan nga niveli i lartë politik i ish-Jugosllavisë sepse ky nivel nuk dëshironte  rritjen e konfrontimeve me hegjemoninë serbe.

Me minatorët e Kosovës ishin të parët udhëheqja sllovene që u solidarizuan pozitë e opozitë, ata më 24 shkurt të vitit 1989 në Cankariev Dom e bënë solidarizimin me minatorët shqipëtar që ishin ngujuar në zgafellat e Kosovëa. Sllovenët me 1 dhjetor të vitit 1989 ndaluan mitingun e serbëve në Lublanë, qëllimi i serbëve ishte përmes mitingut të rrëzonin edhe udhëheqjen sllovene…