Poeti

Poeti

Poeti jeton në flakë të vetvetes,
punon, lexon, e vargjet i lind nga dhimbja;
lë pas fjalë që bëhen jetë,
si dritë që s’shuhet në errësirë.
Digjet për botën, shuhet për tjetrin,
shkrihet si qiri në heshtje të natës;
vuan e tretet për lirinë e njerëzimit,
pa llogaritur kurrë për veten.
Poet! Nëse fjala s’të buron e lirë,
nëse mendimi yt s’është i yti
mos e rëndo pendën me gënjeshtër,
mos e njollos me fjalë të huaja.
Më mirë hesht… sesa të rrëmbesh emrin,
se fjala e vërtetë lind nga shpirt i lirë.
Se populli di dhe gjithmonë do dijë:
të dallojë dritën nga hija,
të çmojë të vërtetën nga fjala bosh,
dhe ta mbajë përjetë atë që është e pastër. (xhh)