Energji Amerikane për industrinë vendase

Lab Oil siguron furnizim të qëndrueshëm me 65’000 ton Petroleum Coke

Anija “Thor Infinity” mbërrin në Durrës, ndërsa anija “Equinox Eagle” pritet më 12 prill

Lab Oil sh.p.k. vazhdon të forcojë pozicionin e saj si partner i besueshëm energjetik për industrinë vendase, duke sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një furnizim prej 45’000 tonelata Petroleum Coke – një burim energjie me performancë të lartë dhe standarde ndërkombëtare cilësie.

Sot në portin e Durrësit ka mbërritur anija “Thor Infinity”, duke shënuar një tjetër hap konkret në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt për sektorin industrial. Ky zhvillim konfirmon angazhimin e Lab Oil për të ofruar stabilitet energjetik dhe për të mbështetur operacionet industriale me burime të besueshme dhe efikase.

Ndërkohë, zinxhiri i furnizimit vijon pa ndërprerje. Anija “Equinox Eagle”, me kapacitet prej 20.000 tonelatash, ka kaluar tashmë Ngushticën e Gjibraltarit dhe pritet të mbërrijë në portin e Durrësit më 12 prill, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit me të njëjtin standard të lartë.

Ky nuk është thjesht një operacion furnizimi, por një kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin industrial afatgjatë, përmes sigurimit të energjisë së qëndrueshme dhe efikasitetit operacional për bizneset vendase.

USA Energy. Guaranteed Quality.