Duam ringjallje, rilindje

Duam ringjallje, rilindje

Duam ringjallje,
rilindje të re,
që jeta të lulëzojë
si pranverë mbi dhe.
Në zemra e familje,
në punë e në dije,
të mbijë shpresa
dhe drita të vijë.
Në dashuri të pastër,
pa dhunë, pa errësirë,
për kombin tonë
dhe një të ardhme më të mirë.
Dashuria është jeta,
që vdekjen e mund,
prandaj ringjallja
le të jetojë gjithkund. (xh)