Mikut
Mos ec pas meje – s’di gjithmonë ku shkoj,
as kalo përpara – nuk di kur të të ndjek.
Çdonjëri gabon, mëson dhe rrëzohet..
Rruga merr kuptim kur dikush të pret…
Qëndro afër meje, i qetë, pa role,
Jo për të sunduar, por për të qenë miq…
Ngadalë pa frikë, të ecim së bashku..
Dy zëra, një hap – krah për krah të rrimë…
Dhjetor i ngrohtë
Zhytur këmbët në mbretërinë e gjetheve,
këtë dhjetor ,ku dielli është ulur këmbëkryq..
koha s’paska ngut, tretet nën ngrohtësinë e rrezeve..
si një orë e ndalur, ku asgjë s’lëviz….
Mesa duket, dëbora ka mbetur thellë në male,
si një pritje që s’di ende kur duhet të zbresë..
ky dimër i ngrohtë s’do kishte kuptim pa të…
edhe pse pranverën në zemër po mban fshehtë..
Besoj te Babagjyshi
Është festë, me aromë mollësh e bredhash..
dëshirat i var një nga një në pemë..
gjithmonë do mbetem ajo vajza e ëndrrave..
që beson Babagjyshin, edhe kur e di që s’vjen…
Judita Dedi


















