Prinë Salih Qerimi te Guri i Zi!
nga Sami Arifi
N’luftërat ballkanike shkjau pat marshu,
99-të lubishtanë i kishte masakru!
Një kriminel shkja fqi,
n’këto masakra ishte përfshi!
Erdhi dita atë për ta ndëshku,
Salihu n’mal iu kishte kundërvu!
N’malet e Karadakut te Guri i Zi,
luftojë trimi me shokët e tij!
Qëndresa ishte nga djelmëria shqiptare,
kundër ushtrisë serbo-jugosllave!
Me ca lubishtanë nga fshati i tij,
Salih Qerimi te Guri i Zi!
Prinë Salihu me fjalë pak,
kundër shkjaut për t’marrë hak!
Luftën e Dytë Botërore ishte sfidu,
n’ombrellë nacional-çlirimtarëve ishin tradhtu!
Lufta e tyre kishte shkuar huq,
trojet shqiptare ishin mbetur nën ujq!
Dashti Perëndia kishim shtim t’mbarë,
tani populli ynë t’ketë ditën e t’bardhë!
Shkruan: Sami ARIFI



















