Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc ështē përgatitur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me grupin e tij terrorist që veprojnë në RK-së.
Sebia është ndërtuar me gënjeshtra, ajo jeton dhe vepron edhe tani me shpifje dhe gënjeshtra, meqë, projektet e akademikëve të tyre kanë qenë dhe mbeten ende të tilla.
Shkruan: Sami ARIFI
Vuçiq, edhe në rastin e fundit për sulmin në Kanalin Ibër-Lepenc lanson gënjeshtra dhe shpifje duke thënë se këtë e bënë serbë e shqiptarë terroristë që menagjohen nga Albin Kurti. Vuçiq shpif për serbë që e kanë pranuar realitetin e shtetit të Kosovës, „kinse“ ata menagjohen nga Albin Kurti, ai harron se të gjithë qytetarët e Kosovës menagjohen me ligjet e shtetit demokratik të Kosovës, dhe se, Qeveria e RK-së është zbatuese e ligjshmërisë për qytetarët e saj në territorin e RK-së.
Terroristët që kryen akte të tilla duhet të ndëshkohen përmes ligjeve, gjykatës, që ka shteti demokratik i RK-së, dhe gjithashtu duhet ndëshkuar shteti serb, sepse nuk është hera e parë që Serbia, bën nërsimin e terroristëve ndaj RK-së direkt nga presidenti serb, Aleksandër Vuqçiq.



















