Në Sirnach, program festiv nga disa pika të mësimit plotësues shqip

 

 

Në nderim të 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Kosovës , nxënëset dhe nxëniësit e shkollës shqipe në St. Galen, Uzwil, Gossau dhe Wil, në qytetin e Sirnachut shfaqën një program të pasur kulturor-artistik me recitime dhe këngë e valle. Programin e këtij manifestimi me programet e tyre muzikore e pasuruan edhe Ansambli respektiv “Trojet” nga Winterthur dhe Kori i grave “Lyra”, si dhe këngëtarja e mirënjohur Xhemile Kryeziu dhe Grupi Muzikor “Konaku i Pollogut nga Wili.  

Teksti : Rexhep Rifati& fotot Afrim Nevzadi

Në këtë manifestim një fjalë rasti e mbajti Nuriman Hasani, kryetar i Këshillit të prindërve në Uzwil , i cili në emër Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve shqiptarë në Uzwil iu uroi të pranishmëve 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke potencuar se për këtë ditë merita të mëdha ka kontributi i Diasporës që është shumë i çmueshëm dhe i pazavendësueshëm. 17 Shkurti është ditë e të gjithë shqiptarëve sepse të gjithë shqiptarët së bashku me komunitetin ndërkombëtar e kanë sjellë këtë ditë, që është ditë historike e shtetit të Kosovës. Një falemenderim i takomn edhe shtetit të Zvicreës për ndihmën e dhëne gjatë dhe pas luftës çlirimtare.  Ajo ditë ka ardhur me sakrifica të mëdha, të gjeneratave të tëra, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja, madje edhe jetën e tyre. Është ditë e cila duhet të festohet, është ditë e cila duhet të përkujtohet për të gjithë ata të cilët kanë rënë, për lirinë e Kosovës.

Më pastaj Nuriman Hasani foli me një theks mjaft kritik edhe për mësimin plotëses shqip veçmas për numrin e vogël të nxënësve, aq më parë siç tha ai  mësimi plotësues në gjuhën shqipe i organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” ka një traditë mbi 30 vjeçare.

Njëherësh e shprehi mirënjohje institucioneve arsimore të shtetit të Zvicrës që  kanë ofruar klasat me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, porse brengosë fakti, se gjeneratat të cilat tani i kanë fëmijët të moshës shkollore, mund të thuhet, se nuk janë mjaft të vetëdijshëm për pasojat e moskujdesit të tyre ndaj gjuhës shqipe .

Siç siç potencoi : Prindërit që nuk flasin shqip me fëmijët e tyre, dhe nuk i dërgojnë ata në mësimin plotësues në shqip, ia kanë kufizuar diturinë fëmijës së tyre, ua kanë humbur Identitetin e tyre, si dhe mundësinë për të mësuar më mirë në shkollën e vendit ku jetojmë.

Në rrethin ku ne veprojmë, mësimi plotësues zhvillohet në St. Gallen, në Gossau, Uzwil dhe Wil. Mirëpo numri i nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe në këto qytete është i vogël dhe këtë nuk e meritojnë qytetet ku jetojnë shqiptarët.

Në fund Nuriman Hasani shtroi pyetjen se: “A e meriton Qyteti i Wil-it apo St. Gallen të ketë një klasë me 8-10 ose 15 nxënës në shkollën shqipe, me gjithë ato mijra shqiptarë që jetojnë aty?”

Ndërkohë vazhdoi edhe programi festiv nga ana nxënësve të këtyre pikave shkollore, ku punojnë mësuesit Afërdita Maliqi (St. Galen) , Hanife Adili (Uzwil ) dhe Gani Shala në Gosau, Uzwil dhe Wil.

Meqë mësuesi Gani sapo është pensionuar dhe em këtë vit shkollor e përfundon punën edhe me mësimin plotësues shqip, nxënësit, prindërit por edhe veprimtarët si Isuf Sherif inga Shoqata “Mëmdheu”, apo kryetari i Ansamblit” “Trojet” Zeq Gashi i uruan mësuesit Gani shëndet të mirë , duke shpërblyer me libra, lule e mirënjohje. Por për mësuesit Gani portali ynë prointegra.ch do të ketë një shkrim të veçantë.

Por ti kthehemi programit, të citi a shtuan petkun festim me prezantime të shkëlyqera si Ansambli “Trojet” nga Winterthur ashtu, Kori i grave “Lyra” Cyrihu, këngëtarja e mirënjohur Xhemile Kryeziu, si dhe Grupi Muzikor “Konaku i Pollogut nga Wili.