Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall NJOFTIM PËR APLIKIM për mësimdhënës-e në pikat shkollore: Rebstein, Altstätten, Widnau, Oberriet, Balgach, Rorschach, Wittenbach, Gossau, Buchs SG, Sevelen, Flums, Mels, Walenstadt, Rapperswil – Jona, Wattwil, Uzwil dhe Flawil .
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
- të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
- të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji )
Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, certifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:
LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen:
Mehmetali Sherifi,
Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs.
Ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi_289@hotmail.com Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.
Buchs, 26 Qershor 2023
Kryesia e K.K. të LAPSH-it „Naim Frashëri“ SG
Mehmetali Sherifi – kryetar i Kryesisë kantonale



















