Në Ferizaj pritet ngritja e shtatores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeu

Klubi Rotary Ferizaj dje ka dërguar në Komunën e Ferizajt një kërkesë (edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Ferizajt) për caktimin e një lokacioni të dinjitetshëm për një park përkujtimor dhe një përmendore të kolosit të historisë sonë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Ideja është që ky projekt madhor të realizohet kryesisht me donacione të bizneseve,  qytetarëve,  si dhe të gjithë atyre të cilëve ende u rrah zemra për atdhe e shqiptari. Të shpresojmë se kjo nismë do të përkrahet pasivisht nga të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë. Dy dokumentet e bashkangjitura e përshkruajnë më në detaje këtë kërkesë. Na priftë e mbara!,- thuhet në fund të kësaj kërkese të Klubit Rotary Ferizaj, për të cilën idenë e kanë dhënë edhe mërgimtarët tanë, që kanë shpreh gatishmërinë për të mbështetur financiarisht këtë projekt madhor, mew peshë sa kulturore aq edhe kombëtare.