Aktivitetet kulturore të shqiptarëve vërshojnë Europën

Dje në kantonin e Ticino-s u mbajt një manifestim multietnik, i njohur si Dita Kantonale për Integrim, që festohet çdo vit, këtë herë Shoqata Swiss Albanian Women dhe Shkolla Shqipe në Ticino, prezantuan para një publiku të gjërë, kulturën, traditën dhe arsimin shqiptarë

Anëtarët e këtyre dy institucioneve prezantuan traditat e tyre ushqimore, veshje si dhe punime artistike-letrate të familjeve shqiptare në Zvicërr.

Në këtë manifestim mori pjesë dhe ministrin e institucioneve Norman Gobbi, si dhe delegatja për integrim znj.Michela Trisconi.

Nxënësit e Shkolles Shqipe interpretuan në gjuhën shqipe dhe italiane, poezin “Hymni i Jetës” nga Nënë Tereza, pastaj së bashku me nxënësit e tjerë të shkollës e prezentuan vallën e Rugovës.

Në këtë manifestim u luajt me violinë edhe “Baresha” e artistës së madhe Nexhmije Pagarusha.

Këtë aktivitet kulturor e nderuan prindër, miq dhe figura të shquara shqiptare, ndër ta ishte i pranishëm edhe lojtari i njohur shqiptar (ish lojtarë i Kombëtares Zviceriane) Valon Behrami.