Pas bllokimit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit është bërë e ditur që pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rolin vendimtar në vazhdimin e këtij procesi.
Dialogu në mes të dyja shteteve i cili deri më tani është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duket të ketë pësuar bllokim përshkak të pafuqisë që BE-ja të vazhdojë ta mbikqyrë këtë process mjaft problematik, aq sa edhe enigmatik.
Së fundi është thënë që gjasat janë të mëdha që një normalizim në këtë mes të sjellë Amerika, duke bashkëpunuar me të dyja palët në nevojën që dialogu të përfundojë sa më parë.
Pas përpjekjeve të fundit që Gjermani dhe Franca provuan të bënin me samitin e mbajtur në Berlin, me c’rast provuanin të bënin me dije rolin e tyre, duke se kjo ka ndryshuar tashmë. Dështimi I mbajtjes së pjesës së dytë të këtij samiti në Paris më 1 korrik, duket se ka zbehur dukshëm rolin e dy fuqive krashi normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Për momentin, bazuar gjithashtu edhe në zhvillimet e deri më tanishmë, nga shumë analistë ndërkombëtarë, është vlerësuar se Amerika mund të jetë e vetmja zgjidhje konstruktive dhe pozitive që të sillet mbi tavolinë një marrëveshje e mundshme në mes të dyja shteteve.
Ndërsa kujtojmë se dialogu ndërmjetësues Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011.
















