Mit’hat Frashëri varroset me nderime shtetërore në atdhe 

Eshtrat e publicistit, shkrimtarit, përkthyesit, albanologut, diplomatit, kryetarit të Ballit Kombëtar, Mit’hat Bej Frashërit u varrosën pranë babit Avdylit dhe dy xhaxhallarëve Naimit e Samiut, në një ceremoni të përcjell nga garda dhe prani të  personaliteteve politike e shtetërore, kulturore e shkencore

Teksti e fotot : Rexhep Rifati, ekskluzive nga Tirana për prointegra.ch

Dje në emër të portalit prointeegra.ch, në kryeqytetin shqiptar, përcolla ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të të Mit’hat Bej Frashërit. Përmes këtij akti nderimi, u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit për varrosjen e eshtrave të tij në Shqipëri, për çka edhe iniciativën e kishte marr historiani Uran Butka, me përkushtimin e deputetit Agron Shehaj. varroset me nderime në atdhe.

Në prani të autoriteteve, arkmorti i mbuluar me flamurin kombëtar e më pas, me nderime shtetërore, u nis nga Rinasi drejt Tiranës, ku në Akademinë e Shkencave u kryen homazhet, ku nderime bënë personalitete të jetës politike, përfaqësues partish nga pozita e opozita, si dhe përfaqësues të jetës kulturore e shkencore, në mesin e tyre qytetarë moshash të ndryshme, si  dhe nxënës e studentë.

Garda shtetërore ishte gjatë tërë kohës në nderim që nga sjellja e arkivolit në Tiranë dhe deri tek përcjellja e fundit, kur edhe u zhvillua ceremonia, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama. Mes personaliteteve që nderuan figurën e Mit’hat Frashërit dhe kthimin e tij në atdhe ishin edhe Lulzim Basha e Sali Berisha.

Ceremonia zyrtare vazhdoi tek Kodrat e Liqenit, ku Mit’hat Frashëri, ku tash e tutje do të prehet pranë 3 vëllezërve Frashëri.

“Sigurisht, një figurë jo perfekte që bëri gabime, por jo krime, tha Rama, duke shtuar se padyshim edhe gaboi, por nuk bëri e nuk nxiti krim. Kush e sheh si provokim ndaj historisë së shkruar nga fitimtarët, bën mirë të ulë kokën e të kujtojë sa shumë krime bënë ata që e shkruan historinë”, u shpreh Edi Rama. Ceremonia u mbyll me varrimin e eshtrave në tokën shqiptare, duke plotësuar kështu edhe amanetin e tij.

Me këtë rast ja edhe Testamenti i Mit’hat Frashëri, për të pa se kush ishte ky erudit familjes së Frashnitëve të famshëm, që bën më shumë për Shqipërinë sesa bëri Shqipëria për ta:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qendër e studimeve shqiptare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

Ja edhe disa të dhëna, për rrugëtimin jetësor të  Mit’hat Frashërit, të birit të atdhetarit të shquar Abdyl Frashërit, që la gjurmë të pashlyera si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar, i njohur me emrin e letrave Lumo Skëndo, i cili lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në Nju Jork më 3 tetor 1949, e dje u rivarros në Tiranë me ceremoni të larta shtetërore.

Për të marrë pjesë në këtë ceremoni udhëtuam nga Zvicra e Maqedonia me shokun tim Jakup Reka.