Delegacioni i Ministrisë së diasporës në krye me ministrin, Valon Murati, që po qëndron në Zvicër, në kuadër të hapjes së ekspozitës kushtuar dëshmorëve nga mërgata, vizitoi dy objekte industriale me pronarë shqiptarë
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Gjatë ditës së parë, më 10 dhjetor, vizitoi dy objekte industriale me pronarë shqiptar: Firmën Munishi küchen GMBH-e, që merret me prodhimin dhe plasmanin kuzhinave dhe fabrikës Sprenger Verzeugbau Ag në ST Margareta, pronë e Shkëlzen Tahirit, fabrikë kjo që prodhon pjesë të makinave për nevoja të industrisë zvicerane, por edhe të shteteve të tjera evropiane.
Ministri Murati i shoqëror nga bashkëpunëtorët e tij, Osman Shahini, sekretar i përgjithshëm , Agim Kuleta , këshilltar politik, Shyhrete Kastrati drejtore e departamentit për qendrat kulturore dhe Shukrije Ramadani, drejtoreshe Qendrës Kulturore në Cyrih, më parë në pavijonin e shitjes të Fabrikës së mobileve nga pronari i saj Gjergj Munishi, me prejardhje nga komuna e Vitisë u informuan për prodhimin dhe plasmanin e kuzhinave dhe mobilierive të tjera të një cilësie të lartë që prodhohen nga familja Munishi, duke gjete një treg të gjerë jo vetëm në shtetin helvetik por edhe jashtë tij, madje edhe në Kosovë,
Ndërsa në fabrikën e veglave në ST Margareta, pronari ki saj , Shkëlzen Tahiri me prejardhje nga Dardana i njoftoj mysafirët me teknkën shumë të sofistikuar të prodhimeve të këtushme, kryesisht vegla precize që gjejnë treg jo vetëm në Zvicer por edhe në tregjet tjera shumë konkurrente në shtetet për rreth, përfshi edhe Gjermaninë.
Që të dy fabrikat janë prona private, të krijuara pas punës disavjeçare nga vet anëtarët e familjeve Munishi e Tahiri. Vizita në këto reparte prodhuese ishte ehde një dëshmi për arritjen e shqiptarëve në Zvicër edhe në lëmin e industrisë, madje kryesisht në mbështetje të ekonomisë familjare.
Në mbrëmje një pjesë e delegacionit nga Kosova, të cilit iu bashkua edhe Blerim Bunjaku, ish kandidat për deputet kantonal , mori pjesë në festën vjetore të ansamblit “Trojet” që udhëhiqet nga Zeqa Gashi , që kishte përgatit një program solid nga koreografi Arsim Berisha.
( Me këtë rast nga këto vizita po japim ca pamje nga kjo vizitëe delegacionit nga Kosova)








































