471 mijë euro do ti kushtojnë buxhetit të Kosovës, zgjedhjet ne Veri

Buxheti i planifikuar për mbajtjen e zgjedhjeve nnë Veri do të jetë 471 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, duke shtuar se KQZ-ja është që në këto katër komuna të mbahen zgjedhjet.

“KQZ është gati, plani operacional është aprovuar dhe deri më tash nuk ka asnjë pengesë. Buxheti është aprovuar, kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde. Të gjitha përgatitjet janë duke shkuar në drejtimin e duhur”, ka thënë Daka.

Ajo ka kujtuar se për zgjedhjet në veri kanë aplikuar tri subjekte: PDK, lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.“Në këto zgjedhje nuk kemi kandidatë nga subjektet e tjera të qytetarëve serbë pos Listës serbe, kurse në zgjedhjet e tjera kemi pasur”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar se qytetarë me të drejtë vote në komunat e veriut janë rreth 52 mijë.