Njëri ndër prozatorët më frytshëm e cilësor në lëvrimin e romanit në mërgatë, Muharrem Blakaj nesër ( e premte në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih promovon librin e tij të radhës, me titull «Tri vija të kuqe”. Vet tematika dhe përmbajtja e librave të Blakajt përherë kanë nxit kërshërinë e lexuesit.
Ky roman, që është botuar nga shtëpia botuese “Rozafa” në Prishtinë më 2024, i kushtohet të burgosurve politikë shqiptarë, të torturuar, të ngulfatur dhe të vrarë nga UDB-ja famëkeqe jugosllave, në mesin e të cilëve është edhe i vëllai i Muharremit, Xhemajl Blakaj. Ndaj edhe me rastin promovimit të librit do të shfaqet edhe filmi dokumentar «NANA KADË», një nëne fisnike e të përkushtuar djemtë e së cilës i nënshtrohen torturave më mizore.
Një njoftim për datën dhe organizimin e ka dhënë edhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku edhe nesër: E premte, 28 mars 2025 në Ora: 19:00 mbahet ky promovim. Edhe atë në adresën: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih