Përshëndetje Redaksisë së Gazetës „Prointegra»!
Ditë të shenjtë, kujtojmë me nderim të përjetshëm të gjithë ata që ranë në fushën e nderit për ta fituar Lirinë, duke u bërë themeli i shtetit tonë të lirë.
Kujtojmë ata që kaluan nëpër torturat çnjerëzore të UDB-së dhe KOS-it serb, që i qëndruan stoikë çdo vuajtjeje, vetëm e vetëm për të mos u dorëzuar kurrë para pushtuesit.
Nderojmë motrat tona, që përjetuan dhunën më të tmerrshme nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, por që mbetën shtylla të dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Kujtojmë me dhimbje fëmijët që u masakruan pa mëshirë dhe ata që u lanë jetimë nga krimet monstruoze të Serbisë. Kujtojmë ata që vuajtën torturat në burgjet e errëta të racizmit serb dhe ata që ende sot priten nga familjet e tyre, të zhdukur padrejtësisht nga barbaria pushtuese.
Nderojmë nxënësit dhe studentët që u helmuar nga regjimi mizor, dhe të gjithë ata që u vranë, burgosën e gjymtuan në mbrojtje të shkollës shqipe, për të mos lejuar zhdukjen e gjuhës dhe kulturës sonë.
Nderojmë të gjithë ata që u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre, ata që panë familjarët të digjeshin të gjallë nga makineria vrastare serbe, dhe ata që mbetën pa kulm mbi kokë, sepse shtëpitë e tyre u rrafshuan me tokë.
Sot, përulemi para sakrificës së Luftëtarëve të Lirisë të UÇK-së që me sacrifice gjaku e guxim diamanti e bënë të mundur këtë Ditë të Shenjtë, për të cilën u sakrifikuan gjeneratë pas gjenerate, duke u përballur me zjarrin e barabarisë së egër të Serbisë gjenocidbërëse.
Dito kjo, për t’i falenderuar e kujtuar me respekt edhe mitqë tanë me në krye SHBA e NATO-n, që na u gjetën në ditut më të rënda në historinë tonë nacionale.
Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që sakrifikuan për Lirinë!
Gëzuar Ditën e Shpalljes së Pavarësisë!
Qoftë e përjetshme Liria dhe Pavarësia e Republikës Kosovës!
Uron: Isa H. Dërmaku