Blerim Rrecaj: «Ping pong me popull»

VETARRESTIM

Arrestova veten
Ia lidha duart
E prangosa për shtëpi

I thasë këtu rri
Më mirë gjithçka mos dëgjo
E gjithçka mos shih

Dhe u bëmë nevrikë të dy
S’kishte si të ndodhte ndryshe
Pres vëtëlirim

VETËQORTIM

Qortova veten duke i thënë
Pse more kështu ende s’u mbushe mend
Ç’është kjo lojë shkrepje-shkronjash
Gjysëm hajgare-gjysëm përnjëmend

VARGJE NGA KAFENEJA

Brenda në kafez
Shikohem në pasqyrë
Si zog i brengosur
S’po di çfarë të them tjetër
Veç mirë që po kemi
Ujë e rrymë
Në kafiterinë Caffez
Diku në botë
Në Prishtinë
Të Shqiptarisë

ÇFARË MË DUHET

Më kaploi
Lodhja
Mërzia
Më duhet
Qetësia
Që të mundem
Të tregoj
Për atë që
Më kaploi

GOTA MBUSHUR PËRPLOT

Djalit ia kërkova
Një gotë ujë
Mori shishen
Ma mbushi
Si atëherë në fëmijëri
Kur gotën ndonjëherë dikush
Ose vetë e mbushja
Spontanisht përplot
I thonim buzë më buzë
E me humor
Me fjalë të atëhershme
Pse s’e mbushe edhe pak i thashë
Më nuk zë gota më tha
Pra kupa plot u mbush
E pije o babush

ME ÇFARË TË DEHEM

Në këtë kohë trazuese
Me çfarë të dehem
Me përpjekje e përpjekje
Me gjumë e gjumë
A duke ndejtë shtrirë e shtrirë pas gjumit
Duke parë vija drite që vijnë nga rruga
E që kalojnë në qiellin e bardhë të dhomës

PING PONG ME POPULL

E ftova popullin në një park
I thashë eja se po të pres
Të luajmë ping pong për pak
Se paska një tavolinë me rrjetë

Jam i lodhur e molisur tha populli
Se s’mbet zyrtar e institucion
Që s’luajti me mua e ndjejat e mia
Duke luajtur mes vete ping-pong

Si të duash e ti e di më mirë
Unë të ftova veç për pak relaks
As të të them se faji (s’)është jetim
As të të betohem para teje tash

RRËMUJËLLUGA

Llugë në fshat
Rrëmujë në qytet
Llugërrmujë në familje
Rrëmujëllugë në shtet
Jeta jonë sa false
Poaq origjinale
Me një fjalë
Vazhdon
Me ritmin
Shqiptarçe

PIKË E PESË

Më thua po për besë
Jemi bërë pikë e pesë
Pak më ndryshe mendoj tash
Jemi bërë pikë e shtatë

DROJË DHE DËSHIRË

Kam drojë
Se koha për mirë
Shumë ngadalshëm do ndryshoj

Kam të madhe dëshirë
Që koha sa më shpejt
Të më demantoi