12 Fotografi nga 12 Fotograf

Të dashur miq
12 Fotografi nga 12 Fotograf nga të gjitha trevat shqipfolëse për 12 muajt e vitit 2023: Albert Cmeta, Besnik Jakupi, Eridan Xharahi, Florian Binaj, Granit Hyseni, Jetmir Troshani, Lutfi Muaremi, Matthias Lorenzo, Raimond Kola, Ruzhdi Ibrahimi, Sefer Aliqkaj dhe Sefer Susuri, me moton «Pasioni i fotografisë na bashkon në misionin tonë për një botë ku jeta e butë dhe jeta e egër jetojnë në harmoni!» së shpejti në Kalendarin e vitit 2023!
Kalendari do të shpërndahet falas dhe ka për qëllim sensibilisimin për mbrojtjen e ambientit të jetës së egër si dhe promovimin e vlerave artistike të fotografisë së jetës së egër!
Falënderojmë donatorët Granit Hyseni dhe Sefer Susuri për mundësimin e realizimit të këtij projekti!