Vargje me hënë Nëntori

Lajmërimi i hënës

Nga ballkoni të shoh hënë
Sonte ti kaq fort shëndrit
Ndoshta ti s’je po është vetë dielli
Që ka dalur bashkë me yjtë

Jam unë hëna që tash ndriçoj
Bashkë me t’ndriturit bijtë e mi
U ndritshi me rrezet tona
Nesër bashkë me diellin do dalim të dy

Mbajtja e fjalës

Duke ecur hënë të pashë
Në këtë mëngjes të ndritur
Ti aq lart rri o derëbardhë
E dielli është duke u ngritur

Të kujtoj mbrëmë o hënë
Fjalëbesën që e dhe
Me diellin përndritni kaq bukur
Ti këtu e ai atje