Udhë drite mbi det
Më herët dielli
Diku pasmedite
Hodhi ca yje
Mbi det
S’di se ka shkuan
Kushedi më vonë
Do bëhen xixëllonja
Pra do bëhen yje fluturues
Që ndizen e ndizen
Këndej-andej
Tash dielli
Në pasmesditën e vonë
Mbi det
Shtroi një udhë
Pa rërë e pa beton
(Ndjehet vetëmse aromë shtalbash)
E ne do mund të udhëtojmë
Nëpër të
Me shpejtësi drite
Kushedi
Mbase më vonë



















