SH.K.A “Dardania”, me simotrat: “Shotën” dhe “Arbëreshën” pushtuan publikun në Winterthur

Dita e flamurit, në mbarë mërgatën shqiptare në Zvicër u shënua me një varg programesh,por gjithsesi njëri nga më të veçuarit, si nga numri ashtu edhe cilësia ishte ai në Winterthur, organizuar nga “DARDANIA” me dy trapat artistike Shkollën Shqiptare të Vallëzimit “SHOTA” dhe Ansamblin “ARBRESHA” dhe me prani të një numri të shumtë mërgimtarësh

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Në manifestim e mbajtur 1 Dhjetor 2018, merrnin pjesë edhe përfaqësues diplomatik e konsullor: Mustafë Xhemjli, Ministër – Këshillëtar  i Republikës së Kosovës në Bern e Islam Spahiu – Konsull-Ministër, shef i misionit në Cyrih, si dhe Anell Bajra, zyrtar për Arsim Plotësues në Diasporë, pran Ministrisë  së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, që iu drejtua të panishmëve me një fjalë përshëndetëse.

Në emër të nikoqirit, organizatorit të këtij manifestimi, përshëndeti kryetari Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “DARDANIA” Shefqet Cakolli, që i bëri një vështrim aktivitetit të shoqërisë të cilën e drejton prej vitesh dhe u shprehi falënderime të gjithë atyre që e mbështetën mbarvajtjen e kësaj trupe,  që ka formësuar fizionominë e saj. Ndaj edhe ky program lirisht mund të thuhet se ishte ndër më të organizuarit dhe ndër më madhështorët, se ndonjëherë më parë.

“Të festojmë së bashku…”

Për të përcjell këtë program festiv pati pjesëmarrës nga të gjitha anët e Zvicrës por edhe jashtë saj. Ndaj edhe kësaj radhe në Hotel Zentrum Töss në Winterthur, SH.K.A „Dardania“, si nikoqire dhe organizatore e kësaj mbrëmjeje,  në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, nëne moton: „Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër“ së bashku me simotrat e saj; Shkollën Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër dhe ansamblin „Arbëresha“ nga Sirnachi , defiluan në skenë me një program tejet solid me moton “Të festojmë së bashku festat e Nëntorit”.

Mbesa e Dërvish Shaqes, solistja e parë

Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar, për të pasuar me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime” interpretuar nga Dije Shaqa – Sefa, mbesa e Dervish Shaqës, e që u përcill me shumë duartrokitje, si edhe shumë pika të programit më vonë.

Më pas në skenë dolën moderatorët, Enisa Hoti dhe Gjokë Daka, të cilët në emër të organizatorëve të këtij manifestimi, Shoqërisë Kulturo-Artistike “DARDANIA” nga Winterthuri përshëndetën të pranishmit. Pas fjalëve përshëndetëse të mysafirëve dhe të nikoqirit, kryetarit, z. Shefqet Cakolli, programi vijoi me një valle instrumentale të orkestrës së Dardanisë për të vijuar më me këngët “ O flamur me dy krena”, këngë kjo premierë, kënduar nga Hamit Shillova dhe Istref Tahiri, e përcjell nga orkestra si dhe “Një flamur, një atdhe“ kënduar nga Istref Tahiri dhe Hamit Shillova, gjithashtu përcjell nga grupi i orkestrës.

Fëmijët e “Dardanisë” mahnitën me vallen e “Barinjve”

Në vazhdim grupi i fëmijëve të “Dardanisë” u shqua si me recitime ashtu edhe me këngë e valle. Këtë, sidomos e dëshmoi paraqitja në skenë e grupit të vajzave: Ulpiana Miftari, Bade Elshani, Medina Ajdini, Elsa Krasniqi, Djellona Kurtishi dhe Diana Miftari me recitalin “Betohemi në Flamur” recital ky i cili ngjalli emocione te publiku artdashës. Vajzat me koloritin e veshjeve nga Shqipëria, Çamëria, Ilirida, Malësia, Lugina dhe Kosova përcollën mesazhin më kuptimplotë për bashkimin e trojeve shqiptare: “Ejani bashkë të betohemi në gjuhë e flamur, si Shqipëri natyrale o sot o kurrë”.

Në vazhdim skenën e pushtuan tri valle radhazi, valle premierë:1).Vallja: e „Zanave“ luajtur nga grupi i vajzave, të SH.K.A “DARDANIA” me koreografi të Arbnore Cakollit. 2) Vallja: e „Shën Gjergjit“ gjithashtu premierë luajtur nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA” në Zvicër si dhe 3) Vallja: e “Barinjve” luajtur nga të vegjlit e SH.K.A “DARDANIA”.

Vallja: e „Tropojës“ ishte vallja e parë pas pauzës e luajtur nga grupi i mesëm i SH.K.A „Dardania“, si dhe koredrama për “Gjergj Kastriotin – Skënderbeun”, e luajtur nga Ansambli “Arbëresha” nga Sirnach . Interpretimi i kësaj trupe të talentuar mahniti të gjithë të pranishmit, sikundër edhe Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“, që kësaj radhe erdhi me vallen premierë  “Barinjtë e Korabit”, përgatitur në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të kësaj shkolle nga ish-mësuesi dhe koreografi i saj, artisti Agron Bajrami.

Këtë manifestim e shoqëruan edhe dy ekspozita: njëra e artistes Saranda Xhemajlit nga Kosova dhe tjetra e Bashkim Beqirit, skulptor, autori shtatores së Shën Terezës në Winterthur

Krejt në fund programin e mbylli “Vallja e Prespës”, gjithashtu premierë e luajtur nga grupi i të rriturve të SH.K.A “Dardania” dhe me ndarje të mirënjohjeve nga

Falënderime dhe mirënjohje

Moderatorët për punën e bërë rrethe këtij programi falënderuan udhëheqësin artistik; Shefqet Cakolli, koreografët: Albulena dhe Muhamet Kqikun, koreografen Arbnore Cakollin dhe asistenten Aurora Ismajlin, si dhe udhëheqësit organizativ Festim Elshanin dhe Pren Matajn.

Në shenjë kontributi e bashkëpunimi, Shefqet Cakolli ndau disa mirënjohje për personat të cilët kanë kontribuar apo edhe ndihmua shoqërinë „Dardania“ në ruajtjen dhe kultivimin e artit dhe kulturës shqiptare.Edhe atë : Ministrisë së Diasporës, Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “SHOTA”, Ansamblit “Arbëresha”, si dhe individëve: Festim Sopi, Beqir Miftari, Arbnore Cakolli, Hamit Shillova, Rexhep Rifati, Bashkim Beqiri, Spitex Goldene Hände, Saranda Xhemajli dhe Fidan Shahini.

Cakolli përmendë sponsorët që kanë ndihmuar SH.K.A „Dardania“ ndër vite, siç janë: Delta Finanz – Zürich,  Cakolli Group – Winterthur, Mataj Garage – Winterthur,  City Taxi – Winterthr, Budgetgroup – Winterthur , Studio 2B – Prishtinë, e posaçërisht sponsorin kryesor për këtë mbrëmje, dy zonjat udhëheqëse të Spitex Goldene Hände nga Urdorfi.

Atmosferë e ngrohtë festive

Në fund të programit mysafirët bashkë me pjesëtarët e trupave artistike krijuan një atmosferë të afërte e të ngrohtë festive, përmes vallëzimeve të përbashkëta. Për ndryshim nga disa manifestime ku u sollën këngëtarë të zakonshëm të diskotekave që u paguan pa arsye nga organizatorët, derisa vetë grupet artistike kanë këngëtar dhe instrumentistë cilësor, e që mund të krijojnë vetë mbrëmje edhe më të këndshme festive.