Qendra Shqiptare në Kreuzlingen, vatër e mirëfillte kulture dhe integrimi

Një vikend i përshkuar me tinguj muzikor, në prani të drejtueses së Qendrës Kulturore në Cyrih, Shukrije Ramadani dhe të shkrimtares Miradije Maliqidhe të një grupi studentësh shqiptar nga Universiteti i Konstanzit, u tregua edhe një rast i mirë për afrimin e mërgimtarëve nga vise të ndryshme shqiptare

Foto e teksti : Rexhep Rifati

Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen, në Zvicër, ndonëse e themeluar së voni, ajo zhvillohen një veprimtari shumanshme, duke filluar nga themelimi i grupeve muzikore, promovimi i librave, hapja e ekspozitave, për të vazhduar me takime familjare me bashkatdhetarë me prejardhje nga vise shqiptare.

Një takim i tillë, në një atmosferë sa kulturore aq edhe miqësore u organizua edhe gjatë vikendit të fundit, ku ishin tubuar dhjetëra familjarë, drejtues të shoqërive artistike dhe mysafirë të tjerë, ndër ta edhe zonja Shukrije Ramadani, ushtruese e detyrës së Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, e cila edhe vlerësoi lartë aktivitetin që po zhvillohen kjo qendër. Merrte pjesë edhe shkrimtarja, Miradije MaliqiDibra. Bashkë drejtuesit e kësaj qendre: Tomë Berisha dhe Rrustem Selca, krahas përshëndetjeve, folën edhe për përpjekjet që po bën stafi për të krijuar një ambient sa më të shëndetshëm kulturor, duke i angazhuar fëmijët në fusha të ndryshme të artit, punë kjo e cila u kurorëzua me themelimin e shoqërisë “Besa” , që me sukses po prezantohet para publikut. Nuk mungojnë as audicionet për zgjedhjen e instrumentistëve në vegla të ndryshme muzikore. Përndryshe, atmosferën e kësaj mbrëmje e familjare e bënë shumë tërheqëse përmes tingujve muzikor, këngëtarët Afrim Aliu e Behxhet Sallahu dhe vëlla e motër Lum Çoti e Debore Çoti, anëtarë të SHKA Dielli” nga Amriswili. .

Një segment tjetër bashkëpunimi në kuadër të qendrës është edhe thellimi i bashkëpunimit me studentët shqiptarë, madje jo vetëm brenda Zvicrës, por edhe me më tanë kufirit – Gjermaninë. Në shenj të kultivimit të këtij bashkëpunimi në mbrëmje merrte pesë edhe grupi i studentëve shqiptarë që studion në Universitetin e Konstanzit i përbërë prej Hava Seferit, studente e biologjisë, Xhavit Hysenit (politik dhe administratë), Jasmina Lushtakut ( ekonomi), Kreshnik Berishës dhe Albana Aliajt, që studiojnë drejtësinë ekonomike.

Karakteristike është se në kantonin e Turgaut, ku graviton kjo qendër veprojnë me sukses 5 grupe artistike, të cilat më shumë se në mjediset tjera e bëjnë jetën në mërgim shumë më të begatshme e tërheqëse, të përshtatshme për të gjitha moshat.