N’Tiranë u vu fusnotë banale!
Shkruan: Sami ARIFI
Jo nga populli,
po nga udhëheqësia!
Nga Tirana vjenë marria,
skandal politik të paparë,
qeveria n’konferencë ka bërë!
N’Konferencën Rajonale,
n’Tiranë u vu fusnotë banale!
Udhëheqësia pa shëndet,
po e harron vëllain e vet!
Çudi shkinisë po’i bëjnë hyzmet!…
I ledhatojnë si t’ishin shpëtimtarë,
harrojnë qyqarët se u vranë 14 mijë shqiptarë!
Hasmin e vëllait e ledhatojnë,
n’sofër t’bukës e nderojnë!
Udhëheqësia e paparë,
shkeli mbi gjakun e fëmijëve shqiptarë!
Qofshin t’mallkuar këta faqezi,
pengojnë vendin t’marrë fuqi!…