Syla: Koalicioni AAK-PSD, koalicion i frikës për mbijetesë në skenën politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës Shemsi Syla, ka dhënë mendimin e tij sa i përket koalicionit që u arritë ditën e hënë, në mes të AAK-së dhe PSD-së. Syla këtë koalicion e ka cilësuar si koalicion zgjedhor, i cili erdhi i pari vetëm për shkakë të frikës për mbijetesë nga të dyja subjektet në skenën politike.

Deputeti Syla madje ka thënë se pikërisht AAK-ja ka bërë vazhdimisht zhurmë se do të shkojë e vetme në zgjedhje, me pretekstin se po rriten cdo ditë e më shumë, ndërsa pikërisht kjo parti e para vendosi të hyjë në koalicion me një tjetër parti që ia ka frikën këtyre zgjedhjeve.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të deputetit Shemsi Syla në profiling e tij në facebook:

“Zhurmën e madhe gjatë këtyre ditëve se AAK-ja po rritet; se do të shkojë e vetme në zgjedhje e sigurt në fitore, e fashiti sot koalicioni parazgjedhor me PSD-në. Kështu, prej dy 12-shave që bashkë bëjnë 24, në fund të zgjedhjeve do të ndodhë shkrirja reale në numër 12. Koalicioni AAK- PSD është koalicioni i parë parazgjedhor i mbijetesës politike. Diku pak para orës 24 në KQZ do të regjistrohet edhe një koalicion tjetër i mbijetesës. E Lëvizja Vetëvendosje po bën thirrje për një