100 ditë -100 kapituj me 1.000 foto autoktone trojeve etnike nga libri im tregjuhësor: «Shtegtimet e një gazetari»
Në rrugëtimet e mija nëpër trojet shqiptare, jam përpjekur për aq sa ka qenë e mundur që ti vizitoj muzetë e ndryshme, duke veçuar ato etnografike, ngase në to ruhen shumë objekte me shumë vlerë nga e kaluara jonë. Ato përmes eksponateve të shumta paraqesin jo vetëm botën materiale por edhe shpirtërore të popullit tonë.
Ndonëse muzetë e tilla ekzistojnë në shumë qytete të hapësirës shqiptare, arrita të vizitoj vetëm disa nga to, përfshi edhe tri muze private, falë pasionit dhe dashurisë së madhe që kanë pronarët e tyre për grumbullimin e vlerave materiale. Pasi që qëllimi i këtij libri është që imazhet të flasin më shumë se fjalët, paraprakisht po i jap disa nga objektet e muzeve etnografike, përfshi edhe Kalabrinë e Çamërinë. Në mesin e tyre janë edhe disa shtëpi-muze.
1) Muzeu etnografik Prishtinë
2) Muzeu i Kosovës
3) Muzeu i Lidhjes Shqiptare, Prizren
4) Muzeu historik Shkodër
5) Muzeu i Skënderbeut Krujë
6) Muzeu arkeologjik Butrint
7) Shtëpia– Muze Ded Gjon Luli, Bardh Malësi e Madhe
8) Muzeu i Ali Pashës Janinë