(Në gjashtëvjetorin e ndarjes nga Nexhmije Pagarusha )
Saga ime ka aromë Arti,
n´piedestal ngjitet, nuk zbret,
gjithë k´të nam që vlera barti,
shpirti i këngës, po, Diva vetë!
Ky fllad zemre, n´male, n´fusha …
kanarinë që mbanë në në fyt,
zonjë e madhe, Madamme Pagarusha,
pushton shpirtërat, kënaqë sytë!
Shekulli ynë na e dha Dhuratë,
me bekim, dhunti hyjnore …
rrugë e bukur aq e gjatë,
shpirtëra e zemra në pushtim prore!
Sa e bukur na vjen Baresha,
në ecejake shtigjeve t´baladës,
ushton mali, fusha, bjeshka …
Diva ecë n´log t´promenadës!
Me ujëvarat e Mirushës,
që valë-valë zbresin shpatit,
floktë deri n´ije t´zonjë Pagarushës,
si valë deti i shkojnë shtatit!
N´Pentagram t´Profesor Rexhos,
një lexim me autoktonësi,
aq fuqishëm në shpërthim t´Eho-s,
i falë këngës aq madhështi!
Ka diçka n´enigmë t´enigmës,
që mrekulli i jepë vokalit,
madhështisë së Artit të Divës,
n´fyt na paskësh bilbila t´malit!
Do të mbetet Legjendë Shekujsh,
një Kryevlerë e Artit tonë,
Nexhmia jonë në rang dishepujsh,
të bekoftë Zoti, o Diva jonë!
…
Mentor Thaqi
VS., 07.05.2015



















