Me emrin e Agim Ramadani ndërlidhet edhe bashkimi i faktorit ushtarak e politik

Theksoi në manifestimin kulturor-përkujtimor, komandant i Brigadës “138 Agim Ramadani, Rrustem Berishai, i cili tha se edhe punët rreth kompleksit të varrezave në Koshare tashmë janë në zhvillim e sipër.

Rexhep Rifati, Gjenevë

Një nga manifestimet tashmë tradicionale përkujtimore në Zvicër janë edhe „Ditët e Agimit” , që mbahet në Gjenevë, e në të cilat me pietet dhe programe kulturo-artistike përkujtohet figura poliedrike e hero Agim Ramadanit. Edhe manifestimi i sivjetmë, që u organizua nën përkujdesjen e UPSH-së dhe Këshillit organizativ „DITËT E AGIMIT 2014“ e që u mbajt ë 11 maj 2014 në Salle communale D’Aire në para lagjen Lignon të Gjenevës kishte tubuar qindra bashkatdhetarë dhe familjarë të familjeve të dëshmorëve. Pos familjes së hero Agimit, në tubim merrnin edhe Rrustem Berisha, komandant i Brigadës 138 Agim Ramadani, eprori i lartë i betejës së Koshares me prejardhje nga Tropoja, Feriz Trezhnjeva, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, si dhe veprimtarë të fushave të ndryshme të artit e kulturës nga Zvicra dhe Franca.

Pasi që me një minutë heshtje u përkujtuan të rënët në altarin e lirisë, drejtuesja e programit Afërdita Krasniqi fjalën ia dha Konsullit, Ramadan Avdiu i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se pikërisht ata që ranë në luftën efundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, janë më meritorët për buzëqeshjen e fëmijëve tanë, duke vlerësuar lartë figurat e mëdha të Betejës së Koshares, siç janë Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu, e të tjerë të që përjetësuan edhe historinë tonë më të re.

Në fillim të fjalës së tij komandant, Rrustem Berisha i përshëndeti familjarët e dëshmorëve në emër të bashkëluftëtarëve të Agim Ramadani, e pastaj duke fol për figurën e hero Agimit tha se me emrin e tij identifikohen shumë fitore e projekte ushtarake e mbi të gjitha plani për thyerjen e kufirit, mobilizimi i të rinjve, beteja e Koshares, me një fjalë me emrin e Agim Ramadanit identifikohet bashkimi faktorit ushtarak e politik

Edhe tash e shohim se sa kanë qenë të fuqishme fjalët Agimit kur thoshte “Kur pushkët bashkohen edhe krismën e kanë edhe më të fuqishme”. Mesazhet e Agimit si edhe ato të hero, Sali Çeku edhe sot janë aktuale, se pavarësisht politikave ditore, populli ynë ka nevojë që ti gjej pikat e bashkimit dhe afrimit, pasi që ne që ne jemi popull i vogël. Më tej Rrustem Berisha përmendi se edhe vetë kundërshtari ynë i pranon Betejën e Koshares dhe humbjet që ka pësuar në te. Falë vendosmërisë së luftëtarëve tanë, këtu kemi edhe familjen e Urim Mehmetit dhe të Emin Kryeziut, që sot ka përvjetorin e rënies, ndaj edhe Agimit dhe Urimit të vogël, nipave të dëshmorëve tanë u uroj jetë të gjatë.

Më pastaj Rrustem Berisha i njoftoi të pranishmit se deri ku është arritur me rregullimin e kompleksit memorial në Koshare, ku tash faza e parë është kryer dhe se këtë viti është parapa që të te rregullohen varrezat, e pastaj puna do të vazhdojë me faza.
Eprori i lartë një figurë e njohur luftarake nga Tropoja në betejën e Koshares, Feriz Trezhnjeva, në paraqitjen e tij ofroi të dhëna të shumta për epopenë e Koshares dhe vështirësitë e mëdha që kishin luftëtarët tanë pasiq që pala serbe e kishte blindua kufirin me mjetet më të sofistikuara ndaj edhe duhej një një plan detaj dhe i përgatitur mirë . Ndër të dhënat që ofroi komandant, Trezhnjeva ishte se në betejë ranë 114 dëshmorëve dhe se nga radhët 2560 luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani“ nga të gjitha trojet shqiptare (Kosova, Çamëria, Shqipëria, Mali i Zi, Presheva si dhe nga mërgata,) pati edhe 340 invalidë.

Më pastaj piktori dhe bashkëluftëtari i hero Agim Ramadanit, Hafir Hoxha i dhuroi Shukrije Ramadanit, pikturëne tij më të re kushtuar hero Agimit. Edhe programi artistik ishte më se i përzgjedhur. Shkëlqeu sidomos artisti, Çun Lajçi, përmes një interpretimi brilant, bëri që i tërë publiku në sallë të ngrihet, ndërsa që edhe grupet artistike, “Drita” nga Kreuzlingen”, Rinia Contact – Gjenevë, Grupi “Aktrimi “ Cyrih dhe këngëtarët Afërdita dhe Shpëtim Krasniqi, bashkë me disa artistë të ri lanë përshtypje mbresëlënëse.