Promovohet libri “Në hap me Rugovën”, i autorit Adnan Merovci

Kopertina e librit Në hap me RugovënDega e LDK-së në Zvicër në kuadër të shënimit të 8-vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova promovon edhe librin “Në hap me Rugovën”, i autorit Adnan Merovci.

Në këtë promovim po ashtu do të shfaqet edhe dokumentari për Rugovën “1 dekadë në 18 minuta”.

Duke u bazuar në titullin, kuptojmë se autori në të ka shkruar për presidentin dr.Ibrahim Rugovën, por në të ai flet edhe për marrëdhëniet dhe personazhet e njohura shqiptare të kohës si Adem Jashari, Fehmi Agani, Hashim Thaçi, Sali Berisha dhe Azem Hajdari.
Adnan Merovci ka vendosur ti hap arkivat. Njeriu më i afërt dikur i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova me një libër që pritet të zgjojë interesin e publikut edhe këtu në Zvicër.
Në përmes këtij libri “Në hap me RUGOVËN” , autori ka vendosur të ndajë me publikun rrëfime autentike, ilustrime të Rugovizmit – bazuar në filozofinë politike të tij. Po ashtu libri përmban transkripte nga takime të rëndësishme. Dokumente origjinale. Foto ekskluzive. Të pa shkruara dhe të pa dëgjuara deri më tani.
Promovimi do të mbahet të dielën , më 26 janar 2014,
Fillon në ora 13.30.
Adresa : Hotel, Restaurant Gasthof Landhaus
Sägegasse 33, 3400 Burgdorf/BE

Në këtë promovim do të merr pjesë edhe autori i librit si dhe lexuesit do të keni rastin të pajisen me këtë libër.

Sektori për informim, i Degës së LDK-së në Zvicër