Një jetë e pashuar!

Një jetë e pashuar!

Shkruan: Sami ARIFI

Një jetë për njerëzi,
n’përjetësi është e pashuar,
një jetë për vehte,
shpejt është e harruar!

Kush më shumë dha se ç’duhet dhën,
për njerëzinë ka emrin baba edhe nënë!

Kush më pak mori se sa duhet marrë,
jeta e tij s’ka kurrë për t’ju ndalë!
Jeta e pashuar i mbetet n’përjetësi,
emri i paharruar i mbetet n‘njerëzi!

Njerëz t’paharruar,
ata janë Hyjni,
s’shitetn as s’blehen,
se janë për drejtësi…