Beteja e Koshares do të mbetet një simbol lavdie e trimërie në historinë tonë kombëtare

 

-Theksoi zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, në akademinë kushtuar hero Agim Ramadani në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, mbajtur në Zollikon të Cyrihut, nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovësnë Cyrih e ku pos bashkëluftëtarëve të heroit merrnin pjesë edhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar, ndërsa që pjesën artistike e plotësoi këngëtarja e mirënjohur e xhazit, Elina Duni

Fotot nga Afrim Nevzdati  

Në ditën e djeshme në qytetin Zollikon të Zvicrës u organizua një akademi përkujtimore në nderim të hero Agim Ramadanit, ku merrnin pjesë familjaë, bashkëluftëtarë, anëtarë të kabinetit qeveritarë dhe mërgimtarë të shumë nga anë të ndryshme të Zvicrës.

Krahas zëvendëskryeministres së Kosovës, Donika Gërvalla, merrnin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ministri i Bujqësisë, Faton Peci sie dhe përfaqësuesit e tri ambasadave në Zvicër, ndërsa bashkëluftëtarët e Agimit përfaqësoheshin nga ish-komandantit të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha

Me këtë rast për portalin tonë prointegra.ch shkëputëm ca fragment nga fjala fb i  zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla në këtë takim ku ajo nënvizon se:

“Në Betejën e Koshares, heroi Agim Ramadani tregoi trimëri të pashoqe dhe strategji të jashtëzakonshme para se më 11 prill 1999, të vritet në ballë të frontit çlirimtar, aty ku përgjithmonë u hoq guri famëkeq i kufirit. Beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare ishte dhe mbetet beteja e krenarisë dhe lavdisë, betejë e heronjve që jetësuan ëndrrën shekullore.

Vendosmëria dhe trimëria e Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë.”

Në këtë takim përkujtimor të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, Ish-komandanti i Brigadës 138 dhe bashkëluftëtari i ngushtë i Agim Ramadanit, Rrustem Berisha, Hilmi Asllani, bashkëveprimtar i Agim Ramadanit në kohën kur ky ishte në Zvicër dhe bashkëshortja  e Agimit,  Shukrije Ramadani.

Në këtë akademi pjesën artistike e përmbushi artistja e mirënjohur e këngës së xhazit Elina Duni, ndërsa që në këtë manifestim ishte e hapure e edhe një ekspozitë me punimet e piktorëve tanë që veprojnë në mërgatë.

 

 

 

.