Më 1 maj , vetëm 5 ditë para 618 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, krijuesit letrarë nga mërgata, të organizuar në kuadër të LKSHM-së i bënë një vizitë Muzeut Botëror ku ruhen reliket e kryeheroit tonë: përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut. Momenti i vizitës na solli shumë emocione, sa të përjetosh një ndjenjë që që nuk e ke ndier kurrë në jetë. Sidomos përkrenarja është një “unikum”, i vetmi dhe i veçantë që gjendet në këtë muze dhe i përket artit të punimit të metalit në stilin gotik.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Që të kemi një kënaqësi dhe përjetim të veçantë nga kjo vizitë merita i përket sidomos sekretarit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë, poetit Mentor Thaqi, i cili që në paralajmërim për takimin në vjen të gjithë pjesëmarrëseve u preferoi që ta kanë nga një plis me rastin e vizitës në muzeun ku ruhen reliktet e kryetrimit tonë- Ndaj edhe kjo bëri që i tërë pavijoni ku ruhen ato të frymoj shqip nga pjesëmarrja e dhjetra grave dhe burrave me prejardhje nga trojet etnike dhe shtetet e ndryshme evropiane.
Ja edhe pak huazime nga shkrimet e mëparshme rreth shpatës dhe përkrenares që vizituam. Aty në gjermanisht me pak rreshta jepen ca detaje, por mësojmë se këto relikte kanë një rrjedhë historike: Se si ato përfunduan në Vjenë, këtu e gati 300 vjet më parë. Një histori që zgjatet prej pesë shekujsh dhe që debatet për të nuk mungojnë edhe sot. Historinë e rrugëtimit të relikeve e ka zbuluar 8 dekada më parë, Leo Alexander Freundilich, një austriak i apasionuar pas historisë së Shqipërisë. Por më shumë se relike tashmë ato janë pjesë e identitetit kombëtar. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu është një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar. Ndërsa sipas historianëve Skënderbeu ka përdorur dy shpata. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg. Kjo e fundit gjendet së bashku me përkrenaren në muzeun e Historisë në Vjenë.
Historinë se si armët përfunduan në Vjenë e jep konsulli i Shqipërisë në Austri gjatë Mbretërisë së Zogut, Leo Alexander Rfeundlich. Në Arkivin e Shtetit në dosjen e Skënderbeut gjendet një shkrim ku tregohet historia e udhëtimit të tij. Artikulli i Freundlish, një njeri i pasionuar pas historisë së Shqipërisë, përdor rrëfimin e drejtorit të mbledhjeve të Muzeut Historik të Vjenës për të treguar të vërtetën e armëve të Skënderbeut. Sipas tij, për herë të parë këto objekte janë përmendur në vitin 1578.



















