Në Vindisch të Zvicrës promovohet libri i dytë, “Për popull e atdhe” i autorit Femzi Braha, ku janë përfshi 172 biznesmenë me që rast nga mjetet e tubuara nga ta ka ndërtuar dy shtëpi për familjet skamnore në Kosovë.
Rexhep Rifati, Cyrih
Zgjidhja e problemit të strehimit padyshim paraqet një ndër problemet më akute me të cilat përballët një pjesë e popullatës së Kosovës, marrë parasysh këtu edhe pasojat e luftës. Për të zbutur sado pak këtë problem të, mërgata shqiptare edhe kaq vite pas lufte po përpiqet që në forma të ndryshme të jep ndihmës në zbutjen e këtij problemi. Ndër shoqatat që shquhen në këtë drejtim janë: “Shoqata Humanitare “Nëna Terezë” në Zvicër dhe dega e Shoqatës bamirëse “Feniks” në Zvicër, që viteve të fundit kanë arrit të ndërtojnë mbi 20 shtëpi me kontributet humanitare të mërgimtarëve, përfshi edhe ndihmat e bamirëse zviceranë, përmes “Nënës Terezë”.
Por , ka edhe raste unike, pak sa më të veçanta dhe shumë origjinale, siç është rasti me familjen arsimdashëse Braha, (m prejardhje nga fshati Skromë i komunës së Vushtrrisë) një familje që ka dhënë tre mësues, duke filluar prej veteranit të Arsimit Sokolit dhe birit të tij Femziut dhe të resë Vjollcës, që punën e mësuesisë për shumë vite e patën përkushtim në gjirin e mërgatën tonë në Zvicër.
Mësuesi Femzi Braha, së voni në vend të ditarit zgjodhi një formë krejt të re veprimi për të gjetur mënyrën se si të ndikojë në zbutjen e çështjes së banimit të ndonjë familje skamnore në Kosovë. Ai përmes dy librave të botuara, ku ka regjistruar afaristët shqiptarë në Zvicër, nga mjete e tyre, deri më tash ka mundësuar ngritjen e dy shtëpive të reja për të pastrehët. Në saje të humaniteti dhe ndjenjë patriotike të biznesmenëve shqiptarë në Zvicër, mësuesi Famzi në librin e tij parë, me titull “Për popull e atdhe” ka prezantuar, jetëshkrimin e 130 bamirësve ( 35 prej të cilëve kanë ndihmuar edhe përmes fondit SHH »Familja ndihmon familjen ») ndërsa në librin e dytë , të posa promovuar, ka përfshi 172 bamirës, nga të cilët 32 kanë ndihmuar edhe SHH »Familja ndërton familjen », përgjegjës i të cilit ishte Abas Fejzullahi.
Promovimi i librit të dytë “Për popull e atdhe” , u mbajt në sallën e shkollës së Vindishit në Kantonin e Argaut, më 15 dhjetor, me pjesëmarrjen e shumicës nga biznesmenët e përfshirë në libër, si dhe të përfaqësueses së ministrisë së diasporës, zonj. Shukrije Ramadani, zëvendës ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemaili dhe mikut të shqiptarëve, njëherësh edhe bashkautorë të disa botimeve me mësuesin Femzi, profesor doktor Basil Schadrit, të cilët edhe përgëzuan si autorin për idenë dhe angazhimin për realizimin e këtij projekti e po ashtu edhe afaristët shqiptarë për shpirtin solidar që edhe në këtë formë po e ndihmojnë strehimit e familjeve në Kosovë.
Edhe vetë thënia e autorit Femzi Braha, se: “ Jorgani i mërgimtarit është dheu i Atdheut” më së miri paraqet ndjenjat e atdhedashurisë të mërgimtarëve që dëshmojnë edhe pse larg atdheut”. Ai propozoi që në përurimin e shtëpisë së dytë në një lokalitet të Kosovës, të marrin pjesë disa nga afaristët, që janë pjesë e këtij libri.
Në fjalën e tij të rastit, mësuesi dhe veprimtari Abas Fejzullahi, nënvizoi se Femzi Braha “me një kujdes të veçantë bamirësit i radhit në dy pjesët e librit, me jetëshkrimin e tyre, për ndihmat që kanë dhënë, e që në mesin e tyre ka edhe ushtarë të lirisë, që ishin në luftë kur nevoja e atdheut e kërkoi, të cilët pas lufte u kthyen përsëri në mërgim dhe vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Autori Femzi Braha, përveç veprimtarisë në fushën e bamirësisë, ai me botimin e dy librave, “Për popull e atdhe” kushtuar bamirësisë dhe bamirësve mërgimtar në Zvicër, është shndërruar në hulumtues dhe zbulues tani më me përvojë të bamirësve, të cilët edhe po e përkrahin praktikisht në projektin e tij të veçantë”…
Moment prekës në promovim ishte fjala e veteranit të arsimit, Sokol Brahës (babait të Femziut), i cili i është ofruar të 75- tave, i cili tha se mërgimtarët , nuk duhet harruar dy sfera me interes: arsimimin i fëmijëve, sidomos ai plotësues në mërgatë dhe ndihmat humanitare për skamnorë. Një shkrim për veprimtarinë bamirëse të mësuesit Femzi e lexoi arsimtari, Fetah Sheholli, ndërsa që me disa recitime ambientin e bënë edhe më festiv nxënësit e mësimit plotësues nga Windischi (Vindishi).


















