Lidhja e Rinisë Shqiptare ka shtri degët e saja në disa regjione të Turqisë

Ndonëse organizimi rinor i të rinjve shqiptar me emërtimin Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi, nuk ka më tepër se tri vjet nga themelimi, kjo lidhje po tubon të rinjtë shqiptarë në aktivitetet të ndryshme kulturore, argëtuese e kombëtare
Nga Rexhep Rifati

Vetëm dy ditë më parë kjo lidhje rinore organizoj edhe një piknik, ku të rinjtë shqiptarë u tubuan për tu argëtuar së bashku përmes këngëve, valleve e simboleve kombëtare dhe duke gatuar edhe ushqime tradicionale shqiptare. Nga kontakti që vura me koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës, Kamil Bitiş (Qamil Bytyqin) me prejardhje nga Sllovia e Lipjanit, njërin ndër veprimtarët më të shquar shqiptar në Stamboll prej disa dekadash, mësova se Lidhjen e Rinisë Shqiptare në Stamboll e ka themeluar Qendra Kulturore e Kosovës, tash e tri vite me parë, porse kjo lidhje rinore të gjitha aktivitetet i ka te pavarura nga Qendra Kulturore por se shpesh ka edhe aktivitete te përbashkëta. Nga viti në vit kjo lidhje rinore po gjen shtrirje përmes degëve të saja edhe në anë të ndryshme të Turqisë, si në Bursa, Adapazar, gjegjësisht në Lindje te Turqisë.

Nga bashkëbisedimi me Bytyqin, mësojmë se Lidhja e Rinise Shqiptare ka qëllim solidaritetin ne mes te rinjve shqiptarë në Turqi dhe me shqiptarët nga trojet etnike dhe me diasporën shqiptare. Ne këtë shoqëri ka shqiptarë te rijnë që familjet e tyre janë me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali İ Zi etj. Shumica e këtyre te rinjve janë kursante të Gjuhës shqipe në kuadër të Qëndresë Kulturore të Kosovës, me seli në Stamboll. Kurse këto kurse i organizon dhe i mban vullnetarisht prej disa vitesh vet, Kamil Bitiş (Qamil Bytyqi), madje duke udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin, por për to në një rast tjetër.

Po në piknikun e fundit të këtij organizimi të shqiptarëve të ri ishte edhe shqiptarja me origjine shqiptare nga Gjilan-Gumnşshta Nisan ARICI nga Sakaria, që ka zënë vendin e parë në Turqi dhe vendin e pestë në Evropë në skuadrën e kanotazhit (sporti i vozitjes së barkave të vogla me rrema), që është në fotografi me koordinatorin e Qendrës së Kosovës në Turqi.
(Portali ynë: prointegra.ch, në vazhdimësi do të ketë objektiv shkrimesh: Arbëreshëve e Kalabrisë dhe të shqiptarëve e Turqisë