Thirrje për profesionistët e diasporës shqiptare që të angazhohen në Kosovë

Organizata e mirënjohur joqeveritare GERMIN, si pioniere e avokuese e përfshirjes së potencialit dhe kontributit të diasporës shqiptare, në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” ka shpallur thirrjen e radhës për angazhimin e profesionistëve të fushave të ndryshme nga diaspora për zhvillimin ekonomik të komunave të Kosovës. Prointegra.ch fton dhe inkurajon ekspertët dhe profesionistët shqiptaro-zviceran për të kontribuar në projektin në fjalë.

Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP), siç thekson GERMIN në shpalljen e bërë publike, është program që kërkon të angazhojë ekspertë nga diaspora në vendlindjen e tyre, për të kontribuar me ekspertizën dhe përvojat e tyre në institucione/organizata/biznese në Kosovë. Angazhimi parashihet për një periudhë të shkurtë kohore duke filluar nga më së paku 3 javë me idenë për t’u bashkuar me organizatat/institucionet/bizneset në lidhje me nevojat e tyre profesionale.

Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP) implementohet në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga Organizata joqeveritare .

Ftohen profesionistët e të gjitha fushave të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar formën e aplikimit në vegën vijuese: https://www.surveymonkey.com/r/VFBWNC6

Platforma prointegra.ch fton të gjithë profesionistët shqiptaro-zviceran që të angazhohen në format dhe mundësit e tyre dhe të aplikojnë për të dhënë kontributin në fushat e tyre profesionale e shoqërore.