Libri i Nuhi Bytyçit, “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovës” promovohet në katër qytete të Zvicrës

Pasi më parë ishte promovuar në Gjenevë, dje në në Würenlos të Zvicrës, libri i gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi pati edhe një promovim mjaft mbresëlënës, ku penalistët siç ishin : Mehmet Bislimi, Sali Sefa, Sejdi Gega, Isa Dermaku, Vaxhid Sejdiu dhe Hava Kurti-Krasniqi, iu drejtuan të pranishmëve me gojë apo edhe lidhur me vprën që promovohej duke e çmuar lartë si figurën e akademik Gazmend Zajmi ashtu edhe punën e madhe që ka bërë Nuhi Bytyçi me botimin e këtij libri, që ka kërkuar një përkushtim dhe angazhim të veçantë.

Pos mërgimtarëve, kryesisht ish të burgosur politike i pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Kosoves në Cyrih, Vigan Berisha, i cili edhe përshëndeti të pranishmit.

Në organizimin e këtij promovimi mjaft të suksesshëm kontriut të veçantë ka dhënë  veprimtari i ditëve të hershme Riza Demaj, njëri ndër organizatoret e demonstrative te vitit 1981 dhe kryetar aktual i LAPSH-it në Kantonin e Argau.

Me një fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe autori Nuhi Bytyçi, i cili foli për punën e tij ne botimin r monografisë kushtuar jetës dhe veprës se akademik Gazmend Zajmit dhe u përgjigj në pyetjet e shumta te pjesëmarrësve te promovimit, ku pati edhe një film dokumentar nga ana e autorit kushtuar akademik Zajmit. Gjatë këtij promovimi aktori Adem Kica deklamoi poemën “Gjeniu Dardan” kushtuar akademik Gazmend Zajmit

Në vazhdim do të ketë edhe dy promovime : sot e (marte) me 14 maj në ora në orën 19:00 dhe në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Bernë dhe nesër ( e mërkurë)  me 15 maj në Lucern në bibliotekën “Nënë Terezë” në ora 19.30.

( Teksti R. Rifati me fotot e Afrim Nevzadit)