ka mot ka na, ka mot
nëng dëgjonj të rrahura zemre t‘përzemërta
këngën e vjetër të ungjit pjak,
as hapat e valzës ka‘ kroni për ujë,
fëshfëllimen e djalit pas saj
as shoh hijen e gurit pasdreke ke porta
këngën e kokocit që menatë
nëng ka më përtacë që fjenjë ditën
nën hije të ullirit pjak
e as dëgjonj të qara fëmiu për sisën e t‘ëmës
ka mote e motmote
rri i heshtur në udhën e harresës
nëng kam hare nga thirrje miku
për një gëllënkë verë
nga rrushtë e vreshtës të t‘im t‘at‘
ka mot
as kopile të veshur me këmishë të blertë
nëng kam pa
më është tha buza për një puthje të saj
dritë e sive nëng më bën më,
ishte si ill i bukur
as ballin si hjenëz t‘ia puthë
e ta përqafonj fort
mot ka, këndej ka na
që harrue kam të këndonj këngën
„t‘japim dorën o vëllëzër“,
as e dëgjonj veshi
as e fjet goja
ah sa mot i lig ishte njëherë
si andej ka ju
si këndej ka na
gjaku i shprishur, gjëkundi
nëng shihej ka katundi
e unë nëng kam me kë të fjas
e malli m’bën të plasë
gluhë e trishtë moti
sini u mbyt ke loti
…
Mentor Thaqi – m‘tha
11 maj 2024
——
(Mentor Thaqi , falë me shnet përmes 8 shkrepjeve të mija, sepse ndryshe nuk dita si të uroj për këto vargje lapidar e kaq të përjetuara! )




























