Ftesë për vlerësimin e librit “RRUGËTIMI I NJË BASHKATDHETARI” kushtuar Elfi Agushit

Njoftohen dhe ftohen bashkëatdhetarët e bashkëveprimtarët dhe të interesuarit e tjerë që, të shtunën me 3 shtator 2022, duke filluar nga ora 17:00 në Qendrën e Kulturës në Ferizaj (tek ish TMK-ja), Rr “Ramadan Rexhepi”, pn., të marrin pjesë në manifestimin vlerësues të librit “RRUGËTIMI I NJË BASHKATDHETARI”, kushtuar veprimtarit atdhetar Elfi Agushi, të bashkautorëve Sabit Rrustemi dhe Sherafedin Kadriu. Në këtë manifestim vlerësues do të jetë prezent edhe vet protagonisti i librit, Baca Elfi Agushi.

Libri “RRUGËTIMI I NJË BASHKATDHETARI” është edituar nga shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2020, me redaktor Nexhat Rexha dhe recenzent Prof. Dr. Jusuf Osmani.

Në vijim për lexuesit e interesuar po publikojmë pjesë nga një shkrim me revokime që kanë të bëjnë me perotagonistin e librit Elfi Agushin dhe dhe veprimtarinë tij të bujshme atdhetare.

Heronjtë e vërtetë të pavarësisë
Siç tregon shembulli i Elfi Agushit, punëtorët mërgimtarë në përgjithësi, e veçanërisht aktivistët e veprimtarët e mirënjohur kanë qenë bartësit kryesor e të vendosur të të gjitha veprime e aktiviteteve konkrete atdhetare politike gjithandej edhe nëpër botë. Këtyre heronjtë të vërtetë të gjallë të mbijetesës sonë, ruajtësve dhe kultivuesve të vlerave më të mira të popullit tonë, si bartës kryesor të veprimtarisë atdhetare e shoqërore deri edhe luftës për pavarësi si në aspektin material ashtu edhe në atë personal, ne dhe gjeneratat e ardhshme duhet tu jemi mirënjohës për jetë të jetëve.

Elfi Agushi

Sikur Baca Elfi më vonë edhe shumë veprimtarë tjerë mërgimtarë më herët, si fjala bie, po veçoj pa dashur me u hy në hak të tjerëve: Baca Nuhi (Sylejmani), Baca Fitim (Nysret Hajdari), Baca Ejup (Ahmeti), Hasan Veselaj, e punëtorë të tjerë atdhetar nëpër Evropë e që iu ishin bërë krah të fuqishëm dhe kishin bashkëvepruar me Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekën, në vazhdimësi mbështetnin pa rezervë edhe të gjithë veprimtarët tjerë, jo vetëm moralisht, por edhe aktivisht e me veprime konkrete deri edhe materiale.

Edhe pas atentatit të UDB-ës jugosllave kundër vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, po këta punëtorë mërgimtar ishin veprimtarët e palodhur dhe bartësit kryesor të aktiviteteve atdhetare politike dhe mobilizuesit e mërgatës sonë në mbështetje të popullit tonë në atdhe për liri, barazi e pavarësi – për Republikë e Vetëvendosje!

Këta e bashkatdhetarë syçelë e mendjekthjellët, nuk lejuan gjithashtu të bëhen pjesë e luftës së pistë për dominim që zhvillohej në vazhdimësi në mes të gupeve e krahëve (fraksioneve), që përbënin lëvizjen tonë atdhetare e shoqërore edhe jashtë atdheut. Përkundrazi, ata prore angazhoheshin që të bëhej përafrim mes eksponentëve e krahëve dhe të ruhej uniteti i Lëvizjes përballë pushtetit dinak e mizor, pa lejuar që të keqpërdoreshin nga askush.

Gjatë një vizite tek shokët në Shafhazen. Nga e majta në të djathtë: Ejup Ahmeti, Osman Osmani, Elfi Agushi, Halil Qoqaj, Fatmir Bajrami, Sabit Topalli dhe përpara Agron Qoqaj (Foto: Faton Topalli)

Në fillim të viteve të 90’ta, gjatë një vizite në Zvicër të Bacës Adem Demaçi, i cili posa ishte liruar nga burgu, Baca Elfi bashkë Ejup Ahmetin dhe Bacën Adem Demçin erdhën për në vizitë në klubin tonë të atëhershëm shqiptar “Rilindja” në Schaffhausen. Me ketë rast unë (O. O.) me Fatmir Bajramin, Faton Topallin, Abdullah Prapashticën e aktivistë të tjerë të regjionit me rrethinë organizuam një pritje festive. Musafirëve u shtruam darkë dhe derisa ata darkonin grupi kulturor “Afrim Abazi” që vepronte në kuadër të Shoqërisë sonë, filloi të interpretojë disa këngë nge raportuari i tij, ndër të tjera interpretuan edhe një këngë për Bacën Adem Demaçi.

Baca Elfi, si njeri i njohur edhe për alegori e mesele, disa herë kur e ka lypur puna ka kujtuar e treguar edhe këtë ndodhi: “Kur ishim me Adem Demaçin në klub të Schaffhauenit, shoqnia e Schaffhausenit na kthynë bukë. Sa ishim tu darku, do djem të ri ja murrën kangës… dikur e knun ni kangë për Adem Demçin. Ademi si ishim tu hongër buk na tha: Hiç nuk po m’pëlqen kjo punë…Masanej i tirri ata djemt e ju tha: Djemë mos ju knoni kangë t’gjallve, por t’dekunve,… se si dihet, sot ma knoni kangën e nesër ma shani nanën…”.

Intelektuali atdhetar Mr. Halil Alidema në cilësinë e kryetarit të UNIKOMB-it kishte për bashkëpunëtor kryesor si në diasporë ashtu edhe në vendin amë, pikërisht njerëzit si Bacën Elfi. Siç dihet botërisht Mr. Halil Alidema, historian atdhetar, i burgosuri politik bashkë me Ukshin Hotin me shokë të Grupit të mirënjohur të Intelektualëve të Kosovës, themeluesi edhe i UNIKOMB-it dhe njëri ndër nismëtarët kryesor të luftës çlirimtare, detyrohet të largohet nga Kosova dhe fillimisht vendoset në Shkup tek kushëriri i Bacës Elfi, ku qëndron rreth 6 muajsh dhe më pas për tre muaj të plotë shijoi mikpritjen e Bacës Elfi në Gjenevë të Zvicrës para se të vendosej ne Shqipëri për të intensifikuar veprimet në dobi të luftës çlirimtare.

Baca Elfi përkundër faktit se mbështeste të gjitha aktivitet atdhetare në Evropën perëndimore dhe kishte raporte shoqërore thuaja se me të gjithë eksponentët kryesor të Lëvizjes në botën e jashtme, edhe përkundër rreziqeve reale asnjëherë nuk hoqi dorë nga udhëtimet për në vendlindje Udhëtimet e tij për në vendin amë nuk ishin vetëm vizita të thjeshta familjes e farefisit dhe jo vetëm çmallje. Baca Elfi gjatë qëndrimit në Kosovë kujdesshëm vizitonte familjarët tanë, por edhe takonte dhe mbante lidhjet tona me shokët tanë që vazhdonin të vepronin në fshehtësi. Edhe përkundër rrezikut për tu arrestuar dhe për të pësuar, Baca Elfi patrembur dhe me besnikëri kryente porositë dhe barte materiale andej-këndej.