Musa Jupolli: Pse kaq shpejtë u harrua artisti që krijoi veprën monumentale?!  

Reagim i kryetarit të LKSHM, lidhur me injorimin që iu bë Fatos Kabashit, autorit që punoi me mozaikun Nëna Shqiptare me vajzën e saj në MURIN E KUJTESËS, duke mos iu dërgua ftesë për pjesëmarrje në përvjetorin e kujtesës në Bllacë:   

Pse artist Fatos Kabashi u “injorua “ në përvjetorin e kujtesës së Bllacës, puna e të cilit do të mbetet ndër gjurmët më të ndieshme në tragjedinë e fund shekullit njëzetë, ku në mënyrën më mizore shqiptaret e Dardanisë u dëbuan nga dheu i lindjes!

Kjo foto, kjo pamje, kjo punë ma aq shpirt artisti Fatos Kabashi ka derdhur djersë e lot deri në realizim, dhe shih sot atij as që i përmendet emri në tubimin e Bllacës!

O sa mjerim më duken: ai, ajo, ata, ato, që e organizuan dhe nuk e kishin dijen as vëmendjen në artin që historia jonë do ta vulos këtë faqe aq të ndrydhur shpirti të Nënës Sherife me vajzën Besiana, filizë e gjenit arbëror, ku një vit e më shumë artisti Kabashi nuk iu nda kësaj vepre madhore!

Artist Fatos Kabashi shpërblehet në Vatikan me çmimin e parë, pastaj fitues i çmimit “Muslim Mulliçi” e në Bllacë injorohet nga injorancë e pa parë!

Fatos Kabashi ka qenë dashur të jetë në tryezën e parë, puna e të cilit ka vlerë që nuk paguhet!

Artisti dhe historia e nënës shqiptare janë historia jonë kombëtare!

Si e njoha artistin Kabashi?!

Kukaj, 2019

Me kureshtje hyra në galerinë që ekspozonte Fatos Kabashi, fryma mu ndal për çastin , aty një çift i ri, bukuria e gjithë shpirtit n’atë aromë pritjeje, thua se njiheshim prej kohe. Fatosi dhe shoqja e tij, si zonjë parisiane, ishin vetë një « Tablo arti », sinqeriteti i tyre fliste, shikime poetike, fjalë urtësie në shpirtin e artistëve .

Bisedova gjatë me qiftin, për punën e tyre, për artin dhe jetën.

Fatosi ka një art pak sa të veçantë, punime në mozaik guri « teknikë » e njëshme për artin shqiptarë.

Portretet e tij janë nga historia jonë dhe jo veç…

Shohim Nënë Terezën, ku njoftohem për këtë punim të rrallë në mozaik guri ekspozuar në Vatikan, ku ishte shpërblyer me çmimin e Parë, e quajtur « Fytyra universale » ( Visage universel ) që iu është dhuruar Papës « Shenjtërisë së Tij Benedetit të XVI » ( Avec affection à Sa Sainteté Beoït XVI ), po edhe fitues i çmimit “Muslim Mulliçi”!

Aty portreti i Bekim Fehmiut, I. Rugovës, Adem Jasharit, Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, i Steve Jobs e tjera tablo që nuk kisha të ngopur për gjithë këtë mrekulli arti !

Pos kësaj Fatosi punon edhe në grafizëm, po edhe në gjilpëra « të thatë » siç quhet , ku temë ka fshatin dhe kulturën shqiptare !

12.04.2021