Përmbyllja e vitit në shkollën shqipe Monthey-Chablais

Të mërkurën e datës 16 dhejtor 2020 në “Shkollën Shqipe Monthey-Chablais “, ishte dita e fundit e këtij viti shkollor, dhe për ta përmbyllur këtë vit shkollor ne kishim përgatitur një program të shkurtër artistik me nxënës duke lexuar poezi dhe duke kënduar këngë të ndryshme me motive të festave të fundvitit.

Nxënësit ishin mjaft të entuziazmuar për të festuar, meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit dhe secili prej tyre shprehnin atë gëzimin e tyre, buzëqeshjen dhe dashurinë engjëllore me dëshira, plane të bukura që kishin për pushime dhe për vitin tjetër. Poashtu, kemi vizatuar dhe ngjyrosur “Pemën e Vitit të Ri”, secili nxënës duke i dhënë ngjyrë (stolisur) në mënyrën e vetë…

Ky program u mbajt në klasë pa prezencën e kryesisë së shkollës dhe prindërve fatkeqësisht, për arsye të situatës aktuale epidemike që po mbretëron në Zvicër.

Në fund të mësimit nxënësve iu shpërndanë dhurata nga shkolla jonë.

Meqë mësimi shqip mbaroi dhe festat janë afruar, në emër timin dhe në emër të kryesisë së “Shkollës Shqipe Monthey-Chablais “, ju dëshirojmë pushime të këndshme dhe gëzuar festat e fundvitit të gjithëve”!

Nga mësuesja Ganimete Demiri, 17 dhjetor 2020