Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e 30 shtëpive

Sot në Prizren është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të kryetarit të komunës Mytaher Haskuka dhe drejtuesit të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”Halil Kastrati, marrëveshje kjo që do të ndërtojë 30 shtëpi për familjet në nevojë.

Është bërë gjithashtu e ditur se Komuna e Prizrenit ka premtuar se me të hyrat komunale që do të vijnë këtë vit, do të ndërtojnë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërsa do ti renovojë 30 shtëpi të tjera dhe 30 kulme. E gjithë kjo do të zgjidhë një nga probblemet më të vështira për të paktën 120 familje në nevojë.

Një njoftim ngjashëm të tillë ditë më parë e ka bërë edhe drejtuesi i shoqatës bamirëse Halil Kastrati, i cili pati thënë se gjatë muajit të Ramazanit do të ndërtohen 100 shtëpi. Ndryshe, ky lajm i cili u bë publik sot pas një komunikimi që kryetari i Prizrenitt pati, është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e Prizrenit e akoma më mirë nga të gjitha ato familje që jetojnë në kushte të vështira dhe kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje edhe nga institucionet komunale.

(Foto:Telegrafi)