Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, z. Vigan Berisha, edhe përmes platformës prointegra.ch, i fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në shtetin helvetik, veçanërisht ata të jetojnë në Kantonin e Cyrihut me rrethinë, që të regjistrohen online në platformën digjitale ReKos 2024.
Në vijim po japim të plotë thirrjen e Konsullit Vigan Berisha:
Të dashur bashkatdhetarë!
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës po vazhdon. Dhe PËR HERË TË PARË, ju do të keni mundësi që të regjistroheni nga Zvicra online ediaspora.rks-gov.net
Qeveria e Kosovës ka krijuar platformën e-Diaspora, që ka për synim të ju mundësojë juve, kudo që jeni, të qaseni në shërbime digjitale. Përmes kësaj platforme ju do të keni mundësi që të regjistroheni si qytetarë të vendit tuaj – Kosovës, pa pasur nevojë për prezencën fizike dhe vetëm brenda 10 minutave.
Klikoni në faqen e-Diaspora, https://ediaspora.rks-gov.net/ dhe vazhdoni te butoni Regjistrohu. Pasi të ofroni të dhënat e juaja, ju përfundoni regjistrimin dhe mund të vazhdoni për të shtuar edhe anëtarët e familjes tuaj.
Të dashur bashkatdhetarë, ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës.
Prandaj, regjistrohuni!
Afati i fundit për regjistrim është data 17 maj 2024 andaj nxitoni e regjistrohuni.