Pyetje përgjigje nga bota e punës në Zvicër

Monitorim i orarit të punës me video: A mund ta bëjë shefi im këtë?

Wossen Aregay nga shërbimi orari i punës përgjigjet në pyetjet nga bota e punës

Unë punoj në tregtinë me pakicë. Rishtas eprori ynë na ka njoftuar, se ekziston dyshimi se disa nga ne nuk vulosin me korrektësi kartën e orarit të punës. Si mase ai ka vendosur të bëjë monitorimin me video. Këtë për tu siguruar se ne vulosim me korrektësi kartelën e punës. Ai na jep një kohë për tu menduar. Secili që nuk pajtohet me masën do të shkarkohet nga puna. A guxon ai të veprojë kështu?    

WOSEN AREGAY: Jo. Shefi juaj nuk guxon të vendosë sistem monitorimi apo kontrolli, përmes të cilëve monitorohet sjellja e punonjësve në vendin e punës. Kështu thotë ligji i punës. Monitorimi i përhershëm gjatë punës paraqet faktor stresi dhe mund të shkaktojë pasoja shëndetësore. Kjo bie ndesh me parimin që punëdhënësi është i obliguar t’ju mbrojë ju dhe shëndetin dhe të mos ndërmerre asgjë që mund të prekë ju dhe personalitetin tuaj. Thojani shefit tuaj se në rast të përdorimit të sistemit të monitorimit dhe kontrollit duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm.  Dhe atë në rastet, vetëm nëse është fjala për sigurinë e personelit si dhe për optimizmin e operacioneve apo proceseve prodhuese. Gjithçka tjetër është antiligjore! Punëdhënësi juaj duhet ta dijë gjithashtu se deklarimi i shkarkimit për çështje në fjalë është keqpërdorim.

work, 18.8.2017

 

Shkarkimi i menjëhershëm: Kush i paguan paratë ditore?

Michael Schweitzer nga Arka e sigurimet në rast papunësie të Unia jep përgjigje nga bota e punës.

Pas shumë vitesh në ndërmarrje, shefi më shkarkoi përnjëherë nga puna, pasi ne kishim disa mospajtime. Unë më pas menjëherë jam lajmëruar te qendra regjionale për ndërmjetësim pune (RAV) dhe jam ankuar përmes avokatit tim kundër shkarkimit. Me rastin e shqyrtimi të parë tek gjyqtari pajtues ishte edhe përfaqësuesi i sigurimit të papunësisë, i cili shtroi një kërkesë tek punëdhënësi, që ka të bëjë me pagesën e parave ditore, të cilat ai është dashur të mi paguajë gjatë afatit tremujor të prishjes së marrëdhënies së punës. A mund të ma sqaroni këtë procedurë?      

MICHAEL SCHWEITZER: Në vijim sqarimi: Këtu nuk është e qartë, se a ishte i ligjshëm shkarkimi juaj. Neni 29 i ligjit të sigurimit të papunësisë në rastet të tilla parasheh që, arka e kompensimit të papunësisë ia paguan të prekurit gjatë afatit të rregullt të kompensimin shumën e paraparë me ligj dhe më pas këtë shumë ia kërkon punëdhënësit . Kjo ndodh automatikisht dhe nuk nevojitet miratimi juaj.

Neni ligjor ka për qëllim që një person të mbetur papritur papunë në çdo kohë t’ia garantojë mbulimin e harxhimeve jetike. Procedura mbi ligjin e punës varësisht nga rasti mund edhe të zgjatë shumë: në një hap të parë, gjyqtari pajtues provon ti arrijë pajtimin e palëve. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë rasti shkon në gjykatë të rregullt dhe deri tek një vendim të plotfuqishëm mund të shkoi një vit, apo edhe të zgjatë më shumë.

work, 29.06.2017

Përgaditi e përshtati: Osman Osmani