Dita e sindikatës Unia të regjionit Cyrih-Shafhauzen: Xhafer Sejdiu rizgjidhet kryetar regjioni

Të shtunën e 13 prillit 2024 në Cyrih u zhvillua dita tradicionale e sindikatës Unia të regjionit Cyrih-Shafhauzen. Në ketë manifestim të rëndësishëm sindikalist, që paraqet konferencën regjionale të Unia, si një mbledhje e përgjithshme e anëtarëve të sindikatës së këtij regjioni ndër më të fuqishmit e sindikatës më të madhe zviceriane – Unia.

Dita e sindikatës në sallën e mbushur përplotë të ish fabrikës së letrës në Cyrih (Sihlcity), për anëtarët dhe të pranishmit ishte siguruar edhe përkthimi në tri gjuhë relevante si italisht, porugalisht dhe shqip.

Dita sindikaliste filloi me përshëdnetjen e bashkëkryetarëve, kryetarit aktual të Unia Cyrih-Shafhauzen Xhafer Sejdiut dhe nënkryetares Elina Falchi Edner. Pas tyre të pranishmit i përhsëndetën drejtuesit e përbashkët të Unia Cyrih-Shafhauzen, Violeta Rouss dhe Serge Gnos, ndërsa pas tyre edhe drejtuesi e  përgjejgësi nacional i Unia për regjionin, Nico Lutz.

Më pas u shqyrtuan pikat kulminante të aktivitetit të kaluar dyvjeçar dhe u paraqiten qëllimet për dy vitet e ardhshme. Në vijim grupet e ndryshme të aktivistëve sektoral dhe të interesit, ndër të cilët edhe grupi i aktivistëve shqiptar, prezantuan aktivitete e tyre të deritashme bashkë me synimet e planifikuara për të ardhmen.

Pas pushimit, çka është më e rëndësishmja për një ditë të tillë të sindikatës, në mënyrë demokratike dhe transparente u zhvilluan zgjidhet e organeve më të larta regjionale të sindikatës Unia, si: delegatët, kryesia regjionale përfshi edhe kryetarin e nënkryetarin si dhe drejtuesit regjional.

Në kohën sa komisioni zgjedhor numëronte votat, të pranishmit u njoftuan me nje rezolutë të propozuar u aprovua – me një përmbajtje – njëzëri. Rezolutën e aporvuar e gjeni në fund të këtij shkrimi. Në përmbyllje para shpalljes së rezultatit të votimeve për anëtarët ndjekës të shkollimit bazik të Unia, u ndanë edhe diplamat përkatëse.

///

Në vijim po botojmë fjalën e Xhafer Sejdiut, kryetarit të rizgjedhur të Unia regjioni Cyrih-Shafhauzen mbajtur në ditës sindikalsite

Të dashur anëtarë të Unia të regionit Cyrih – Shafhauzen, të dashur kolegë, të dashur punonjëse e punonjës,

I dashur Vasco Pedrina

Ne fituam dy votime shumë të rëndësishme në fillim të këtij viti.

Me 58 %, pensionin e 13-të të AHV/AVS-së. Dhe ne kemi arritur të refuzojmë shumë qartë rritjen e moshës së daljes në pension. E gjithë kjo na jep forcë, guxim dhe besim se mund të arrijmë shumë së bashku dhe me angazhimin tonë.

Ky sukses nuk ra nga qielli. Ne kemi bërë tashmë shumë gjëra të drejta vitin e kaluar: Demonstrata e madhe në vjeshtë dhe demonstrata e pensionistëve – gjithashtu. Dhe ne këtë vit e nismë fuqishëm.

Si një vrapues para shkrepjes së armës së fillimit të garës.

Filluam më 2 shkurt me takimin me anëtarët dhe aktivistët e grupit shqiptar, takimin e pensionistëve, veprimet e ndarjes dhe postimin e videot-masazheve shumë të forta të të rinjve dhe pensionistëve. Morëm pjesë në takime, shpërndanim fletushka dhe ishim aktivë në klube, në vendet tona të punës, në rrugë dhe në rrethin tonë të miqve dhe gjithashtu në Facebook, WhatsApp e kështu me radhë.

Kur them “ne”, e kam fjalën edhe për kolegët që nuk kanë pasaportë zvicerane. Ata e kanë luftuar këtë betejë me ne. Edhe sikur të mos lejoheshin të votonin në fund. Ne duhet të mësojmë nga ky sukses se duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur të drejtat politike të kolegëve tanë pa pasaporta zvicerane dhe ne si Unia duhet të bëjmë më shumë për t’u përfshirë në nismën e demokracisë dhe për të mbledhur nënshkrime. Një Zvicër sociale mund të arrihet vetëm me më shumë solidaritet.

Unia e regjionit Cyrih-Shafhauzen.

Si kryetar i regjionit, dua të kalojë përmes një vështrimi të shkurtër të vitit të fundit. Bëmë shumë punë të mira. Në rekrutimin e anëtarëve, mbështetjen e anëtarëve, në komitetet e përbashkëta dhe në fushatat sindikale dhe politike.

Ia dolëm të arrinim një PO për pagën minimale në Cyrih dhe Winterthur. Ky ishte një sukses i madh për ne. Por është gjithashtu një sukses për njerëzit me paga shumë të ulëta. Kjo është shumë e nevojshme. Sigurimet shëndetësore, qiratë, kostot e energjisë po rriten. Çdo gjë po bëhet më e shtrenjtë dhe jeta e shumë njerëzve me paga të ulëta është edhe më e vështirë. Varfëria është më e madhe.

Për fat të keq, nuk funksionoi si duhej votimi në Kloten, por rezultati nuk ishte as i keq. Sepse pothuajse 48 % thanë PO.

Ne ishim shumë aktivë në grevën e grave në Cyrih. Ishte një demonstratën luftarake me shumë forcë, energji dhe emocione të fuqishme.

Ne gjithashtu kemi kontribuar në fushatat kombëtare dhe kemi kontribuar në suksesin e negociatave të pagave dhe KKP-ve.

Për fat të keq, ne nuk ia dolëm të arrinim një rritje pagash në ndërtimtari. Ne nuk patëm një plan B. Në këtë pikë duhet të përmirësohemi si në regjion ashtu edhe në të gjithë Unia.

Ne jemi në rrugë të drejtë si regjion. Si kryesi regjionale, jemi shumë të lumtur që mund të përqendrohemi në punën tonë. Kemi më shumë stabilitet pas një periudhe të vështirë. Për këtë dua të falënderoj të gjithë ju dhe veçanërisht Violetën dhe Serge. Ata kanë arritur të sjellin qetësi në rajon dhe ne kemi nevojë për këtë. Është gjithashtu më mirë të luftojmë së bashku për një kauzë sesa kundër njëri-tjetrit!

Lidhur me financat, ne po punojmë për të siguruar që regjioni ynë punët e mira të mund ti financojë mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Kemi ende disa punë për të bërë kur është fjala për anëtarët dhe grupet: për sektorët dhe grupet tona të interesit duhet të përfitojmë anëtarë aktivë dhe më të rinj. Ne duhet t’u japim anëtarëve tanë mundësinë për tu angazhuar aktivisht. Duhet t’i mirëpresim, t’i mbështesim, t’i trajnojmë.

Personalisht, dua t’ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë dhe jam krenar që jam kryetar i këtij regjioni të fuqishëm.

Kemi edhe shumë për të bërë. Lufta jonë vazhdon. Faleminderit të gjithëve dhe rroftë Unia!

 

///

 

Rezoluta: «Paga dhe kushte të mira pune për të gjithë!»

Nga puna jonë e përditshme në kantiere, në shitje, prodhim, shërbim, gastronomi dhe shumë sektorë të tjerë, ne e dimë se kushtet e mira të punës dhe pagat e drejta nuk bien nga qielli. Ato nuk janë një dhuratë nga punëdhënësit bujarë, as një dhuratë nga shteti. Ato konkretizohen aty ku sindikalistët janë të bashkuar dhe punojnë së bashku për një jetë të mirë për të gjithë dhe një shoqëri të bazuar në solidaritet.

Së bashku për marrëveshje kolektive progresive të punës

Puna sindikaliste do të thotë se: Marrëveshjet kolektive të punës janë një mjet efektiv për të luftuar çrregullimin e marrëdhënieve të punës dhe pagat e ulëta. Ato synojnë paga më të larta dhe pozicione pune më të sigurta. Rinegocimi i disa kontratave kolektive të punës në këtë sektor është duke u zhvilluar këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të rinovohet një nga marrëveshjet kolektive më të rëndësishme të punës në Zvicër, Marrëveshja Kolektive Kombëtare e Punës në Ndërtim (LMV). Si sindikalistë, ne qëndrojmë me kolegët tanë kudo që ata punojnë dhe mbështesim angazhimin e tyre për marrëveshje të mira kolektive pune.

Për një pagë jetese në Schaffhausen

Rezultatet e jashtëzakonshme të votimeve në Winterthur dhe Cyrih treguan se pagat minimale ligjore mbështeten gjerësisht si një masë efektive kundër varfërisë në punë. Edhe në qytetin e Schaffhausen shumë njerëz punojnë për më pak se 23:50 franga në orë. Shumë prej tyre nuk mund të sigurojnë jetesën nga puna e tyre pa mbështetje dhe një punë të dytë shtesë. Kjo nuk duhet të ndodhë! Si sindikalistë, ne qëndrojmë për «një pagë jetese» dhe luftojmë aktivisht për një pagë minimale në Schaffhausen. 

Jo punës të dielën për stafin e shitjeve!

Stresi, presioni dhe orari fleksibël i punës: kjo është jeta e përditshme e punonjësve të shitjeve. Ata tashmë punojnë me paga të ulëta me turne, gjashtë ditë të gjata pune. Por kjo nuk mjafton për partitë borgjeze; tani duhet të bien barrierat e fundit. Ata ëndërrojnë për «zona turistike» të mëdha në qytete, ku pushimi i së dielës ia lë vendin shitjeve të plota të së dielës. Si sindikalistë, ne jemi të bindur se ka jetë përtej konsumit dhe mbështesim luftën e punonjësve të shitjeve për të marrë pushime të dielave.

Qoftë në ndërtim, tregti, shitje apo në të gjitha vendet e tjera të punës në rajonin tonë: Ne, anëtarët e Unia Cyrih-Shafhauzen, luftojmë për një shoqëri të drejtë. Ne përpiqemi për kushte të mira pune dhe paga që u mundësojnë njerëzve të jetojnë dhe mbështesim kolegët tanë në iniciativa dhe demonstrata në sektorët e tyre.

Së bashku po përmirësojmë kushtet e punës kudo.

Së bashku jemi më të fortë!

Cyrih, më 13 prill 2024