Oda e Junikut, në vend të pleqnarëve, mirëpriti poetët mërgimtarë

 

Kulla e Junikut me odën e saj famëmadhe në traditë e histori, dje ishte mikpritëse e dhjetëra e dhjetra krijuesve nga mërgata por edhe viset etnike, që përmes fjalës së shkuar, që të dëshmohet edhe njëherë se lidhshmëria midis brezave nuk ka të ndalur, dikur me fjalën e nderit e të besës e sot me fjalën e bukur në tona. Falë një organizimi të disa asociacioneve nga mërgata e kuvendi komunal i Junikut edhe në nderim të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut,  Lidhja Krijuesve Shqiptarë nëMërgatë (LKSHM), hasi në një mikpritje si anjëharë më parë edhe falë nikoqirit, pronarit të kësaj kulle, Naser Hoxha.-Dita e parë krijuesve nga mërgata u shënua në Deçan me një homazh artistik kushtuar poetit mërgimtar, Fran Tanushi, në njëvjetor e kalimit në amshim.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Pas himnit kombëtar, manifestimin e shpalli të hapur, Menor Thaqi, sekretar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i cili i shprehi falënderimin për të gjithë ata që kontribuuan në këtë manifestim sa kulturor e letrar, aq vëllazëror e kombëtar, ku nuk mungonin as emra të spikatur shkrimtarësh si Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu, flora Brovina, Prend Buzhala, Ramadan Mehmeti e të tjerët, por as luftëtarë e anëtarë familjesh të martirëve që u flijuan po në këtë anë, përfaqësuar nga Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Hero Agim Ramadanit. Tonalitet të veçantë këtij manifestimi i dhanë edhe aktorët tanë me interpretime, si dhe dhjetëra krijues që lexuan punimet e tyre. E veçanta ishte edhe pjesëmarrje e vëllezërve tanë nga Tropoja e Mbishkodra.

Nikoqiri i këtij takimi, Naser Hoxha , gjithashtu mërgimtar në Gjermani, pronar i Kullës së Junikut, Odës shekullore me historike, përkujtoi se : se kjo Odë në Junik është ndër më të lashtat në Rrafshin e Dukagjinit e ndërtuar në fund të shekullit të 17-të e cila nuk njihet vetëm si seli e hartimit të 14 vendimeve të cilat çuan në shpërthimin e kryengritjes shqiptare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Në Kullën e Brahim Hoxhës u vazhdua e pa këputur tradita e pleqërisë së odave, sa edhe sot e kësaj dite vazhdon të luajë rolin e një gjykate tradicionale. Vendimet e dala nga kjo Odë  nuk u vunë në pyetje asnjëherë. Kulla apo Oda shqiptare është njëra nga institucionet më të larta të traditave dhe trashëgimisë sonë, pra i vetmi institucion kulturor e politik në gjuhën kombëtare.”

Më pastaj nikoqiri, që me shumë bujari e fisnikëri edhe kësaj radhe priti mbi 100 e sa mysafirë, përmendi  se: Kulla e Brahim Hoxhës, trashëgimtar i së cilës kam unë, është një monument me rëndësi historike dhe institucioni më i lartë i rendit shoqëror

Pasi përmendi se viti 2022 shënon vitin jubilar të 110 të mbajtjes së Kuvendit të  Junikut , Ruzhdi Shehu – Kryetar i Komunës së Junikut, potencoi se krahas shumë aktiviteteve, ky i sotmi: “Takim letrar dhe kulturor” është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi për organizimin e tij janë përfshi jo vetëm institucionet komunale por edhe shoqatat dhe asociacionet kulturore : Oda e Pleqnarëve të Junikut, Shoqata “Dardania” në  Manhaim,  Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe asociacione letrare nga komuna e Junikut e Deçanit. Rëndësia tjetër është se në raport me të gjitha aktivitetet e tjera në këtë tash tash është e përfshirë edhe me pjesëmarrje e edhe me organizim edhe mërgata jonë, që po tregon ndritje edhe në fushën e artit e kulturës, siç po tregon edhe ky manifestim. “Takimet e tilla si ky i tashmi në Junik janë shprehje se ky popull ka pas dhe ka vlera  të jashtëzakonshme në fushën e fjalës së lirë”, theksoi në përmbyllje të fjalën e tij kryetari i kësaj komune, që njëherësh është edhe kryetar i Këshillit Organizues të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Nuk mund e mos tua dedikoj një mirënjohje edhe vet drejtuesve të Lidhjes se Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, kryetarit Musa Jupolli, sekretarit Mentor Thaqi, e të tjerëve që për muaj të tërë punuan që takimi i sivjetmë letrar në vendlindje të kalojë në mënyrë sa më të organizuar, si në përmbajtje ashtu edhe në formë dhe suksesi nuk mungoi, falë edhe mikpritësve, filluar nga i zoti konakut e deri te kryetari i Kuvendit të komunës. Kësaj radhe të mos flasim për mungesën institucionale në rang shtetëror ! Nuk u harruan edhe mirënjohjet dhe çmimet përkatëse për krijuesit nga mërgata dhe mirënjohet për të gjithë pjesëmarrësit.

Aktiviteti i pjesëmarrësve të këtij takimi, pas një dreke të përbashkët shtruar me zemërgjerësi nga nikoqirët bënë homazhe në kompleksin me moral në Koshare, në nderim të të gjithë martirëve, më parë shtatorja e heroit Edmond Hoxha,  por edhe të të gjithë luftëtarëve që morën pjesë në Epopenë e Koshares.