Zvicra një nga partnerët më të rëndësishëm zhvillimor të Kosovës

223

Potencoi ambasadorja e Kosovës ne Bernë, Nazane Breca, me rastin e pritjes së trupit diplomatik për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke potencuar njëherësh edhe rolin integrues e bashkëpunues të  diasporës sonë  në këto marrëdhënie

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Në kuadër të 11 vjetorit te pavarësisë Kosovës, sot në Bernë ambasadorja e Republikës së Kosovës, zonja Nazane Breca me bashkëshortin organizuan pritje për përfaqësuesit e korit të diplomatik të akredituar në kryeqytetin helvetik. Në këtë pritje merrnin pjesë pos një numri ambasadorësh të vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën , por edhe të atyre që nuk e kanë njohur Kosovën, siç ishte ambasadori i Vatikanit e të tjerë. Po ashtu për të uruar festën e pavarësie së Kosovës kishin ardhur edhe dy ambasadorët shqiptarë: z. Ilir Gjoni, ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe z. Kenan Ramadani, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Merrnin pjesë po ashtu edhe përfaqësues nga radhët e mërgatës së madhe shqiptare në Zvicër, thuaja se nga të gjitha sferat e jetës ekonomike, politike dhe fusha e artit, kulturës dhe sportit

Pasi i përshëndeti të pranishmit, ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, potencoi se është : “Jashtëzakonisht e lumtur dhe e nderuar të ju uroj mirëseardhje në këtë pritje të organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së  Kosovës, datë kjo historike për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Kosovarët njerëzit më pro-evropian, ndonëse pa lëvizje të lirë!

Më tej vazhdoi se cilat janë objektivat e Kosovës: “ Të dashur zonja e zotëri , objektivi kryesor i Republikës së Kosovës vazhdon të jetë anëtarësimi në Kombet e Bashkuara në NATO dhe BE  Megjithatë duhet te them se si një shtet, si një shoqëri , ne kemi bërë gjithçka që kërkohet prej nesh . Kemi përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Interpol dhe për liberalizimin e vizave . Siç mund ta dini , kosovarët vazhdojnë të jenë njerëzit më pro-evropian në të gjithë kontinentin edhe pse të vetmit pa lëvizje të lirë në zonën Shengen. Megjithatë deri më tani , reformat në shumë sektor janë duke u zhvilluar , shkak se ato janë të vendosura nga BE , por për shkak se ato janë interesa jetike të shoqërisë tonë.

Krenare për formimin e ushtrisë së Kosovës

Sot mund të jam krenare të them se njerëzit e vendit tim të dashur, më në fund kanë ushtrinë e tyre. Pas 10 viteve të punës së vështirë të translacionit , tre projektligje që mundësuan transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës., u votuan njëzëri nga Parlamenti i Kosovës më 18 Tetor 2018. Një ushtri kjo që do të sjell paq e stabilitet në rajon. . Një ushtri shumë profesionale dhe multietnike.  Në dritën e kësaj dua të shpreh falënderimin tonë të thellë të gjithë aleatëve të NATO-së /KFOR-it në përgjithësi dhe KFOR SWISSCOY në veçanti , që kanë qenë të pranishëm që nga tetori i vitit 1999, ku kua aktualisht janë angazhuar deri në 190 burra e gra.

Disa marrëveshje dypalëshe me Zvicrën

Jam i lumtur të them se Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të mira bilaterale. Zvicra konsiderohet si një nga partnerët më të rëndësishëm dhe vendet donatore të vendit tim. Kosova dhe Zvicra kanë lidhur disa marrëveshje dypalëshe në fushën e bashkëpunimit teknik dhe financiar, drejtësisë, aviacionit civil dhe mbrojtjes së investimeve . Është arritur edhe marrëveshja për pensionet dhe shpresojmë që në këtë vit të fillojë zbatimi i saj.

Më pastaj përmendi se më 23 Nëntor të vitit të kaluar në Gjenevë , ministrat nga Shtetet Anëtare të EFTA_së dhe Kosova nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunim.

Mergata jonë në Zvicër mjaft mirë e integruar

Ambasadorja , gjithashtu përkujtoi se diaspora jonë në Zvicër është mirë e integruar dhe se është e lumtur për këtë fakt. Sepse siç përmendi sa më integruar është , shanset janë më të mëdha për të përfituar nga sistemi dhe për të siguruar punësim të dinjitoz.

Diaspora jonë duhet të jetë krenare për origjinën e saj , prandaj unë vazhdimisht inkurajoj bashkatdhetarët e mi që të sigurojnë që fëmijët e tyre dhe aktivitete në gjuhën e tyre amtare , si parakusht për të mësuar më mirë gjuhët dhe kulturat e tjera . Së fundi , faleminderit përsëri për të gjithë për tu bashkuar në festimin tonë të përbashkët.

Pritja u shoqërua edhe me një apero me pije kosovare dhe ushqime tradicionale shqiptare, si dhe me disa pika muzikore të artistëve të ri.