Shefi i punëdhënësve Messmer provokon punëtorët e ndërtimtarisë
Çdo vjeshtë zhvillohen bisedimet për pagan për të gjithë sektorët – kështu edhe në sektorin kryesor të ndërtimtarisë. Mirëpo në vend të një oferte delegacioni i sindikatave Unia e Syna morën një flakaresh – kryetari i shoqatës së ndërmarrjeve ndërtimore Messmer ndërpreu bisedimet. Unia kërkon nga ai të kthehet në tavolinën e bisedimeve, pasi punëtorët e ndërtimtarisë e kanë merituar ngritjen e pagave.
Ndërmarrësit ndërtimorë pranojnë vetë, se sektori i ndërtimit i shkojnë punët mirë: Librat e mandateve janë përplot, ndërsa personeli gati që nuk mjafton. Edhe pse ka një rënie të lejeve të ndërtimit, megjithatë në të njëjtën kohë rriten shumat e ndërtimeve të planifikuara. Pra, janë duke u realizuar më pak projekte, por të cilat janë më të shtrenjta. Në përgjithësi perspektivat janë të mira, kështu që shoqata e ndërmarrësve ndërtimorë dhe Crédit Suisse për 12 muajt e ardhshëm llogarisin me përfitime të qëndrueshme.
Rriten stresi dhe presioni!
Është fakt: Në vitet e fundit gjithmonë e më me pak punëtorë ndërtimtarie është ndërtuar më shumë. Me këtë rast ata punojnë nën presion të jashtëzakonshëm të terminëve dhe stresi. Kjo është një arsye më shumë për rritjen e numrit të aksidenteve në punë: Mesatarisht në çdo 5 vite për arsye aksidenti vdes nga një punëtor, ndërsa rastet e aksidenteve të rënda në punë mjerisht përsëri është rritur.
Është rendi për ngritje korrekte pagash
Situata e mirë në sektorin e ndërtimtarisë parasë gjithash është meritë e punës së rëndë e punëtorëve të ndërtimtarisë. Ngritja e pagave nuk është fare proporcionale me ngritjen e fitimeve. Ndërsa punëtorët e ndërtimtarisë duhet të paguajnë edhe më shumë për premitë e arkave të shëndetësisë dhe më shumë për qira banimi. Një ngritje pagash prej 150 frangave në muaj si kërkesë nuk është fare e tepruar.
Ndërmarrësit e ndërtimit nuk duan bisedime
Megjithatë shoqata e ndërmarrësve të ndërtimit ndërpreu bisedimet në tetor më arsyetime të paqëndrueshme. Kryetari i ndërmarrësve ndërtimor Werner Messmer deklaroi si në vijim: „Përkitazi me pagat nevojitet një pauzë për të menduar“ dhe „Sot nuk do të bisedojmë“. Me fjalë tjera: Shoqata e ndërmarrësve ndërtimor nuk do të bisedojë me punëtorët e ndërtimtarisë mbi ngritjen e pagave. Unia dhe Syna kanë kërkuar nga shoqata e ndërmarrësve ndërtimor që ti kthehet bisedimeve. Pasi Kontrata Vendore e Punës (LMV) obligon partnerët e bisedimeve të zhvillojnë për çdo vit bisedime mbi pagat.
Arsyetim i rremë
Ndërmarrësit ndërtimor arsyetojnë ndërprerjen e bisedimeve ndër të tjera me atë se, Unia e regjionit Cyrih-Shafhausen gjatë realizimit të analizave të ashtuquajtura të rrezikimit përdorë informata e besueshme të komisionit të paritetit. Këto analiza hetojnë se a mohojnë nën-ndërmarrjet dumpingun në paga. Ideja nuk është e re dhe është kërkuar bashkëpunim me shoqatën e ndërmarrësve ndërtimor, mirëpo këta nuk kanë treguar interes. Unia Cyrih-Shafhausen realizon me mandat të ndërmarrjes së përgjithshme Allreal këso analizash. Informatat nga komisioni i paritetit mund të tërhiqen vetëm me pajtimin e ndërmarrjes në fjalë. Ndërmarrjet ndërtimore pra kërkojnë sipas të gjitha gjasave vetëm një shkas për të mos realizuar bisedimet për paga.
Aksione nëpër kantiere
Qysh para bisedimeve për paga punëtorët e ndërtimtarisë kanë kërkuar një ngritje korrekte të pagave prej 150 frangave në muaj. Duke pasur parasysh kundërshtimin e ndërmarrësve ndërtimor për të realizuar bisedimet, aksionet nëpër kantiere do të vijojnë. Punëtorët e ndërtimtarisë do të luftojnë për ngritje korrekte pagash. Ata e meritojnë!
Përgatiti dhe përshtati: Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia