Zvicër: Solidaritet me kolegët tanë pa letra (Sans-Papiers)

Qindra-mijëra punëmarrës kontribuojnë në mënyrë qenësore, por të padukshme për ekonominë e ndërmarrjeve dhe amvisnit private. Fëmijët e tyre shkojnë në shkollë. Pavarësisht nga kushtet, të cilat ua përcaktojnë punëdhënësit dhe qiradhënësit e tyre, ata çdo ditë jetojnë me frikë për të nesërmen. Megjithëqë ka zgjidhje, që kërkojnë solidaritet dhe guxim politik.

Politika restriktive dhe nismat armiqësore të populistëve të djathtë karshi të huajve bëjnë që qindra-mijëra kolegë tanë të jetojnë në kushte pa dinjitet të rrethanave të punës, të shëndetit dhe të banimit.

Me 18 dhjetor 1990 është aprovuar konventa ndërkombëtare mbi punëtorët migrues dhe familjarët e tyre pavarësisht nga statusi i tyre migrues, kundrejt shfrytëzimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Qe 30 vite kjo konventë propozon zgjidhje pragmatike dhe korrekte. Zvicra as e nënshkruar e as e ka ratifikuar konventën në fjalë. Për zyrtarët tanë vlejnë si duket nuk vlejnë të drejtat e njeriut për të gjithë popullatën apo të gjithë punëmarrësit.

Zgjidhjet e mundshme!

Është urgjentisht e nevojshme, që personat pa letra (Sans-Papiers) të rregullohen (legalizohen) nën kushte transparente, për të pasur mundësi që të ushtrojnë të drejtat e tyre, pa u rrezikuar. Rregullimi (legalizimi) është një e drejtë njerëzore dhe jo favorizim diskret nga ana e zyrtarëve. Në kohën e Pandemisë së Covid-19 është koha që të respektohet dinjiteti i të gjithëve!

Bashkitë e Bernës e para së gjithash bashkitë e Cyrihut janë duke e diskutuar projektin e kartës së qytetit (City Card), e cila u mundëson njerëzve që të dëshmojnë identitetin dhe vendbanimin e tyre dhe për të marrë pjesë më fuqishëm në jetën shoqërore e kulturore. Kantoni Waadt (Vaud) qysh tani personave nga fusha e azilit që marrin ndihmë emergjente u lëshon një dokument, i cili i mbron ata nga gjobat policore shkaku i qëndrimit ilegal: Kjo është pozitive, mirëpo si e tillë edhe e kufizuar.

Solidaritet dhe guxim për zgjidhje politike

Përgjegjësia për rregullim (legalizim) qëndron tek Federata dhe Kantonet. Cyrihu para pak kohësh ka mbështet një projekt ndikues, që më shumë se 100 përfituesve afatgjatë të ndihmës emergjente, u mundëson një leje të rasteve të rënda e të vështira. Me operacionin Papyrus në Gjenevë shumë punëmarrës dhe familjet e tyre, të cilët ka vite që janë prezent, më në fund janë rregulluar (legalizuar). Shumica e punëdhënësve, të cilët donin të mbanin të punësuarit e tyre, morën pjesë bile edhe në procedurën rregulluese! Këto janë disa shembuj, të cilat duhet mbështetur e nxitur!

Huazuar nga Horizonte Nr. 7/2020, Marie Saulnier Bloch, sekretare për migracion